Kodet e Qaf-Bot-it – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kodet e Qaf-Bot-it

06:45 | 23/06/2018
në Uncategorized
0

Nga Raimonda Dervishi Shundi 

E kisha me te degjuar Kllogjer-in dhe Qaf Bote-n nga prinderit e mi, por vet nuk kisha shkelur ndonjehere ne kete terren magjepses. Emra te cilat me intrigonin aq shume sa binda edhe vajzen time 14 vjecare te me shoqeronte ne kete rrugetim bashkepatriotesh. Mengjesi i 19 qershorit do te me zgjonte ne oren 4:30am, zilja e merzitshme qe te kujton takimin e dites dhe cantat te cila presin te mbyllen. Ja ku jemi te gjithe miqte perpara autobuzit qe do te na coje ne Kllogjer e me pas ne Qaf- bote. Ne autobusin tone ishin 49 persona nga ku nje pjese e mire e tyre shiheshin per here te pare, por kishte edhe nje kategori te cilet i njihja prej pak kohesh. Albana mori mikrofonin e autobuzit dhe si stjuardesat joshese te linjave ajrore na uronte nje udhetim sa me te kendshem, ndersa Vusha ngacmonte ne vazhdimesi grupin e te rinjve per te kercyer ne ritmet e njohura muzikore. Vapa e diteve te fundit ishte shoqeruesja me bezdisese e ketij udhetimi, por grupi i autobuzit e tejconte prezencen e vapes me bisedat dhe kuriozitet qe gjithkush mbartte me vete. “Une jam nga njehori i Paramithis”- tha Vusha, “ndersa im shoq brenda nga Paramithia, ti nga je?!” Autobuzi ishte i mire, kishte te rinj si dhe grupe te moshes se dyte dhe te trete. Ne sfond muzika came, hitet e tregut te momentit, por edhe kercimi ishte shoqerues i shpeshte ne autobuzin ton, ndersa shoferi yne Arditi, e bente shume mire edhe rolin e DJ duke krijuar atmosferen turistike. Si nje dokumentar i nderprere me shfaqeshin copezat nga historite e degjuara, se pari nga gjysherit, e me pas familjaret e mi ne trurin tim konfuz. Historira ku familje te tera u shkeputen per tu debuar nga shtepite e tyre drejt arratise fshehese, vajza te STRUKURA ne dysheke te ngarkuar me te vetmen pasuri transportuese, kuajt apo kafshe te tjera ndihmese, pleq te flijuar per te shpetuar femijet apo grate e tyre. Familje te nisura ne arrati pa e ditur se ku do te rishiheshin e ritakoheshin, gjithmone nesa fati do t’ia rezervonte kete mrekulli. Mu kujtua xhaxhai kur me tregonte se nuk levizte nga shtepia pa marre me vete edhe dhine e tij te preferuar. Ky vend me dukej si filma te mbyllur ne arkivat e dyllosur per rreth 70 vjet dhe misteret jane aty, po flejne dhe presin te zgjohen nga ne: niperit e sterniperit tyre. Nuk e di, por me dukej se duke shkuar pikerisht atje, do te mund te deshifroja ndonje kod apo mesazh te lene qellimisht, por qe askush nuk ka mundur ta bente deri me tani.
Ndoqem rrugen e vjeter. Ne autobuz u ula me vajzen time, ndersa ne sediljet perpara meje kisha mamane dhe kusheriren time Lumen. Duhej te llogarisja se rruga zgjaste per rreth 8 ore. Ndalesa jone e pare ishte “uji i ftohte”, dhe vertet qe freskia e ftohtesia e ujit na e hoqi turbulliren qe na shkaktuan kthesat e rruges. Te gjithe vershuan neper tavolinat e vendosura ne verandat e shumta te lokalit ku tek ushqimet e tyre qe amvisat kishin paketuar bukur e me kujdes, mbizoteronte kuzhina dhe tradita came. Ndoshta edhe gjysherit e mi kishin bere ndalesen e radhes ketu.. pikerisht ne kete vend ku freskia e kthjelltesia te ftonte te uleshe kembekryq; ndoshta edhe ata kane pire pikerisht nga ky uje, ku une dhe familja ime po e pime me kaq etje. Me duket sikur po i shoh te jene ulur pikerisht tek kjo tavoline ku jam ulur edhe une me te mite pas rreth 70 vjetesh.
Saranda, qyteti ku ime me pati shansin e mire te linde pas sfilitjes disa oreshe te gjyshes time Fatimes. Shume nga grate shtatzena ne ate kohe nuk munden te sjellin ne jete vogelushet e tyre. Tashme jam ne Sarande, qyteti ku bashkekombasit e mi projektonin vazhdimesine, ndersa une po projektoj … KUJTIMET.
Mengjesin qe do te niseshim per tek perurimi i monumentit kushtuar 2900 cameve qe nuk i mbijetuan genocidit, ishte rreth ores 8am, ndersa rruga nga Saranda e deri ne Kllogjer nuk ishte shume e gjate. Gjithcka ishte gati, nje kafe si per nisje dhe te gjithe ne autobuzin tone simpatik ku Arditi ngacmonte preferencat tona muzikore.
Kllogjer, mamaja ime zbret e para nga autobuzi, une e me pas Vajza ime REA. Nje treshe ne vazhdimesine e shume emrave te pemes sone gjenealogjike. Shoh se te gjith miqte e mi te autobuzit jane shperndare te fotografojne pozicionin gjeografik si dhe vendi ku u stacionua ky monument, tashme jam pikerisht aty ku duhet te isha kohe me pare. Simbolikat e ketij monumenti jane trendafilat e kuq te cilet nuk do te thahen kurre, as kur kujtimet tona te bashkohen me ndodhite e tyre. Ceremonia nisi si ne cdo familje e cila hap dyert e mortit pas nje fatkeqesie me nje bekim nga nje grup hoxhallaresh, zerat e bashkuar e cojne me larg paqtimin e shpirtrave te tyre nga kjo toke e mrekullueshme, ku natyra luan me ngjyrat e saj dhe si ne cdo familje te madhe, me pas i jepet dora e ngushellimit te zoterve te shtepise, personave qe mundesuan kete monument.
Ne jemi ketu, per t’iua lehtesuar dhembjen, jemi ketu per t’ju takuar, jemi ketu ku ju donit te ishim, jemi ketu, per t’ju rrefyer vazhdimin e historise. Pak caste pas ceremonise, nje shi i lehte iu bashkua trishtimit duke u bere njesh ne trupin tone. Lamtumire familjaret e mi, lamtumire bashkekombasit e mi, lamtumire dhe zoti qofte me ju!

Marshimi ishte i vullnetshem. Bashkepatriotet e mi ecnin ne heshtje, ne kete maratone kishte grupmosha te ndryshme. Prane meje kisha nje te moshuar me shkop ne dore. Ai nuk u bezdis nga aparati im fotografik, madje me buzeqeshi dhe me pershendeti me mirsjellje. Perpak sa nuk e pyeta nese kishte degjuar gje per familjen time BRAHO nga mamaja dhe MECO nga babai im, (por qe me ardhjen ne shqiperi e ndryshuan ne Hoxha dhe Dervishi) por nuk e cova me tutje kuriozitetin tim, thjeshte e instiktivisht si dallendyshet qe shkojne ne folete e bera brez pas brezi, ndiqja zerat e heshtjes per t’iu drejtuar folezes time. Pak me tutje, nje nene came e veshur me kostumin tipik, por pa bastun, me pyeti nese kishte vale telefoni im. Rruge te shtruara dhe gjurme te fshehura nga ky peisazh, kjo ishte panorama qe na shoqeronte, por une e dija se tashme drynet e harreses, tashme ishin celur. Sa do te deshiroja qe ky e shume autobuze te ndodheshin aty vite e vite me pare; sa do te deshiroja qe ky rrugetim te mos ishte per kete motiv; sa do te deshiroja qe i gjithe ky komunitet te kthente mbrapsht kete film dhe nga film-dokumentar te kthehej ne nje film-artistik ku personazhet te ishin imagjinar dhe asgje te mos kishte te bente me realitetin, faktet dhe ndodhit traumatike. Kjo pike lidhese qe ndodhemi sot do te jete arkiva ime e cila me fton ne pafundesi me misteret e fshehura ne qiellin e madh te kujtimeve.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Etiketa: Raimonda Dervishi Shundi

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Si e tronditi policinë greke, rikthimi i Sonilës në Çamëri

Si e tronditi policinë greke, rikthimi i Sonilës në Çamëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com