• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

KLSH: Trajtimi i ish të përndjekurve ka dështuar, kanë marrë vetëm 1/3 të dëmshpërblimin

09:45 | 03/10/2016
në Uncategorized
0

Tashmë 26 vjet nga rënia e komunizmit ish të përndjekurit politikë kanë përfituar vetë 1/3 e vlerës së dëmshpërblimit për vitet e burgut dhe vuajtjes së përjetuar nën regjimin komunist, që nga ajo kohë vetëm një në gjashtë të përndjekur kanë mbetur gjallë. Në këtë konkluzion ka arritur Kontrolli i Lartë i Shtetit pas një auditimi që i ka bërë procesit të rehabilitimit të kësaj shtrese gjatë periudhës së tranzicionit.

KLSH vëren se, qasja ndaj shtresës së ish-të dënuarve e të përndjekurve ndeshet me indiferencë të dukshme dhe mungesë vullneti politik dhe shtetëror. “Konstatohet mungesa e bashkëveprimit mes institucioneve shtetërore që janë të përfshirë në implementimin e ligjit të dëmshpërblimit të ish-të përndjekurve politikë, mungon një bazë qendrore të dhënash për të kontrolluar në kohë reale gjendjen e dosjeve, llogaritjen e saktë, vendndodhjen dhe mangësitë dokumentare që mund ta shoqërojnë dhe, në disa raste, evidencat kanë shumë mospërputhje”, konkludon KLSH. Megjithëse vazhdimësia mbi ecurinë e procesit të dëmshpërblimit të ish-të dënuarve e të përndjekurve politikë është deklaruar një prioritet i qeverisë, mungon një strategji për integrimin e saj. Në programin e qeverisë ka vetëm një paragraf që i adresohet kësaj shtrese.

Lexo edhe

E pabesueshme! Mbappe bën gafën e vitit (VIDEO) –

Zyrtari i PD pozon me McGonigal, reagimi –

Fshati pa rrugë, djemtë mbeten beqarë –

KLSH ka kërkuar e një grupi pune nën drejtimin e iIPP, iSKK dhe MMSR-së, me pjesëmarrjen e MD dhe MF, për përgatitjen e një materiali studimor në bazë të të cilit t’i propozohet Kuvendit të Shqipërisë një strategji kombëtare që do të krijojë mundësi reale të hartimit dhe zbatimit të politikave për rehabilitim moral, dëmshpërblim solidar financiar dhe për shërbimet publike prioritare, përfshi ato shoqërore në favor të shtresës së ish-përndjekurve dhe familjeve të tyre, si edhe për të mos lënë në harresë këtë periudhë të errët të shoqërisë shqiptare.

KLSH kërkon nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Ministria e Financave, të kërkojnë shtimin e fondeve për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë, duke mundësuar shlyerjen e këtij detyrimi të shoqërisë brenda vitit 2017 për dosjet e ish-të përndjekurve politikë që janë dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë në vitet 2007 – 2008.  Brenda vitit 2018 për aplikimet e ish-të përndjekurve politikë të dorëzuara pas vitit 2008 në Ministrinë e Drejtësisë.

KLSHG kërkon që 20% të te ardhurave nga privatizimi të shkojë për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë, rekomandim ky i lënë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit që në vitin 2012.

KLSH kërkon që brenda muajit Tetor 2016 ministri i Financave të marrë masat e nevojshme për konsolidimin e stafit të Drejtorisë së Pagesave dhe Dëmshpërblimeve dhe të miratojë detyrat funksionale të drejtorisë ku të formalizohen dhe të përcaktohen qartë rregullat e komunikimit, raportimit dhe monitorimit. Mundësisht shumica e stafit të jenë nga kjo shtresë, çka do të bënte të punonin me përkushtim më të madh.

Ministri i Financave të marrë masa organizative për vënien në eficiencë të programit të ri elektronik të pagesave, trajnimin e punonjësve të Drejtorisë së Pagesave dhe Dëmshpërblimeve për përdorimin e tij dhe nxjerrjen e përgjegjësisë për situatën dhe mangësitë e konstatuara në punën e kësaj drejtorie.

/monitor.al/

Etiketa: demshperblimiish te perndjekuritKLSH

Të Lidhura

E pabesueshme! Mbappe bën gafën e vitit (VIDEO) –

E pabesueshme! Mbappe bën gafën e vitit (VIDEO) –

nga 27
22:27 | 01/02/2023
0

Kylian Mbappe është një nga lojtarët më të vlerësuar dhe shihet si pasues i Lionel Messit apo Cristiano Ronaldos. Jemi...

Zyrtari i PD pozon me McGonigal, reagimi –

Zyrtari i PD pozon me McGonigal, reagimi –

nga 27
22:23 | 01/02/2023
0

Charles McGonigal është kthyer në kryefjalën e jetës politike në Shqipëri. Një foto e ish-agjentit të FBI-së, kësaj here me...

Fshati pa rrugë, djemtë mbeten beqarë –

Fshati pa rrugë, djemtë mbeten beqarë –

nga 27
22:19 | 01/02/2023
0

Fiks Fare këtë të mërkurë ngriti shqetësimin e banorëve të Dënasit, Njësia Administrative Lekas, Bashkia Korçë. Banorët ankohen se nuk...

Mos ndoshta moderatorja e njohur do të jetë banorja e parë e BBV2? –

Mesazhi i BB, njeriu duhet të mbështetet tek vetja –

nga 27
22:09 | 01/02/2023
0

Për sociologun Gëzim Tushi, përzgjedhja e lojtarëve në Big Brother Vip, është bërë në një mënyrë disi elitare. Duke folur...

Para

Për protestën, ricikluesit dhe Shqipërinë që po qelbet

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

E pabesueshme! Mbappe bën gafën e vitit (VIDEO) –

E pabesueshme! Mbappe bën gafën e vitit (VIDEO) –

22:27 | 01/02/2023
Zyrtari i PD pozon me McGonigal, reagimi –

Zyrtari i PD pozon me McGonigal, reagimi –

22:23 | 01/02/2023
Fshati pa rrugë, djemtë mbeten beqarë –

Fshati pa rrugë, djemtë mbeten beqarë –

22:19 | 01/02/2023
Mos ndoshta moderatorja e njohur do të jetë banorja e parë e BBV2? –

Mesazhi i BB, njeriu duhet të mbështetet tek vetja –

22:09 | 01/02/2023
Tronditëse, 41-vjeçari aksidenton me dashje makinën ku ishte…

Tronditëse, 41-vjeçari aksidenton me dashje makinën ku ishte…

21:59 | 01/02/2023

Më Të Lexuarat

  • E pabesueshme! Mbappe bën gafën e vitit (VIDEO) –
  • Zyrtari i PD pozon me McGonigal, reagimi –
  • Fshati pa rrugë, djemtë mbeten beqarë –
  • Mesazhi i BB, njeriu duhet të mbështetet tek vetja –
  • Tronditëse, 41-vjeçari aksidenton me dashje makinën ku ishte…
  • Ja ministrat që ka takuar McGonigal –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • E pabesueshme! Mbappe bën gafën e vitit (VIDEO) –
  • Zyrtari i PD pozon me McGonigal, reagimi –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com