“Turi ka ngjallur një ilaritet të madh në PS e Beratit”
Pas takimit të deputetit Ben Blushi në Berat me disa mbështetës të tij ka reaguar dhe deputeti Blendi Klosi i cili e ka quajtur takimin e Blushit si një takim, ku demokratët shajnë Partinë Socialiste përpara një deputeti socialist. “Si i deleguar i PS në qarkun Berat dëshiroj të ndaj një te vërtetë të thjeshtë lidhur me takimin e Ben Blushit në qytetin e 1001 dritareve. Ndonjë media flet për 150 vetë të pranishëm si anëtare dhe themelues te PS!
Fatkeqesisht kjo është e pavërtetë dhe pjesëmarresit kanë ngjallur një ilaritet të madh në PS-në e Beratit për hir të së vërtetës. Të pranishmit, as sa gjysma e numrit të deklaruar për mediat, s’kanë asnjë lidhje me PS-në. Jo vetëm kaq. Ky ka qëne një rast i mirë mesa duket që njerëz të PD-së apo të të gjjtha partive, të kalojnë një të shtunë duke sharë qeverinë dhe PS-në nën udheheqjen e një deputeti të PS-së!”