Statistikat e Ministrisë së Mirëqenies Sociale tregojnë se një përqindje e lartë e nxënësve që kanë ndjekur arsimin profesional janë në marrëdhënie pune ose kanë hapur aktivitet të tyre.
Një shembull i tillë pozitiv, vjen nga Shkolla e Mesmeve e Kamzës, ku mbi 70% e maturantëve të diplomuar punojnë dhe vazhdojnë studime të mëtejshme. Nga qendrat e formimit profesional, 71% e të certifikuarve nga kurset profesionale janë punësuar dhe 22% e tyre kanë hapur një aktivitet. Mbi këto të dhëna, ministri Klosi inkurajoi të rinjtë të ndjekin arsimin profesional duke kujtuar që ky sektor u lëkund nga shkolla fantazmë dhe diploma false.
Klosi: Arsimi profesional mbijetoi dhe pse u godit nga neglizhenca totale dhe nga mungesa e vizionit. U lëkund në mision e qëllim nga ekzistenca kriminale e diplomave falso dhe profesioneve fantazëm.
Zv. kryeministri Niko Peleshi dhe ministria e Arsimit Lindita Nikolla u ndalën në nevojën e tregut të punës për të zgjedhur profesionistë dhe garantimin e formimit profesional në mënyrë të vazhdueshme.
Pelshi: Nga analiza që i bëmë tregut të punës rezultoi se papunësia në Shqipëri nuk është se nuk ekziston, është madje më e lartë se vendet e BE, por ka një cilësi të vecantë, është strukturore. Në strukturën tonë të papunësisë ka të papunë që nuk e gjejnë dot veten në tregun e punës, ashtu sikundër ka edhe vende të lira në tregun e punës që nuk gjejmë dot specialistë.
Nikolla: Duke filluar që në klasën e parë është bërë dhe edukimi me sipërmarrjen duke pasur një zë të vencantë në kurrikulën e arsimit parauniversitar.
Mësuesit dhe instruktorët e Agjencive të Formimit Profesional do ti nënshtrohen trajnimit standard të aprovuar nga shteti, në fushën e pedagogjisë.