Klodin e kanë kërcënuar dhjetëra herë, e ka përballuar si asnjë femër gazetare në vend – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Klodin e kanë kërcënuar dhjetëra herë, e ka përballuar si asnjë femër gazetare në vend

15:57 | 30/08/2018
në Uncategorized
0

Nga Artan Hoxha

Nuk ka asnjë dyshim se breshëria e kallashnikovit që ka terrorizuar dje në mesnatë familjen e koleges Klodiana Lala ka lidhje me detyrën e saj si gazetare dhe si reportere e shkëlqyer terreni.

Mesazhi është i qartë, vija e kuqe nuk duhet shkelur, nga reporterët e terrenit. Për fat të mirë babai, nëna e sëmurë, vëllai, motra dhe dy vajzat e Klodit që kanë qenë në banesë kanë shpëtuar pa dëme. Ngjarja më ka shokuar, më ka lënë pa fjalë dhe më ka tronditur pa masë. Jo thjesht pse ka vënë në shënjestër Klodin me të cilën kam punuar prej 15 vitesh, ngjarja do ishte njëlloj e rëndë sikur këdo nga reporterët apo gazetarët ta kishin vënë në objektiv.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Nuk kam pikë dyshimi se Klodi do të shkurajohet apo do të humbë qoftë dhe një fije nga guximi dhe kurajo që e karakterizon në profesionin e saj. Nuk është hera e parë që e kanë kërcënuar. Përkundrazi, për më shumë se një dekadë e gjysmë që punoj me të, jam dëshmitare dhe kam qenë në krah të Klodit kur e kanë kërcënuar me dhjetëra dhe me qindra herë, me të gjitha format e mundshme.

Pavarësisht presionit të pashembullt Klodi i ka përballuar si asnjë femër gazetare që njoh në këtë vend. Gjithnjë ka dalë më e fortë. Trishtimi dhe tronditja këteë radhë qëndron në faktin se ata që e kanë çuar mesazhin e dinë këtë që sa po thashë më lart. E dinë që Klodi s’ka frikë, se atë personalisht nuk e trembin dhe nuk e bëjnë dot të heshtë. Prandaj kanë synuar ta gjunjëzojnë duke vënë në shënjestër familjen e saj.

Kam punuar me Klodin qysh kur ishte studente, ia njoh një nga një gjithë familjen, nga prindërit, vëllai, motrat, bashkëshorti dhe dy vajzat e vogla. Ajo ka një familje të mrekullueshme, askush, asnjëherë, asnjëri prej familjarëve të saj nuk ka patur qoftë dhe problemin më të vogël me ndokënd. Kjo më trondit më shumë.

Sapo e mësova ngjarjen në orët e para të ditës, fola me Klodin. E pabesueshme, ishte në punë në terren duke përgatitur kronikën e ditës. Timbri i zërit të saj nuk kishte asnjë gramë dridhje, frikë apo shenjë pasigurie. Ishte shpuzë, prush e flakë si gjithnjë. Klodit nuk ia kam kurrë frikën, por sot jam me familjen e saj dhe uroj që ta kalojnë me sa më pak tronditje dhe dhimbje ngjarjen e mbrëmshme. Ajo breshëri kallashnikovi na ka futur të dridhurat të gjithëve, ne dhe familjeve tona. Familjarë të Klodit, ju nuk jeni vetëm. Klodi, ti nuk do jesh kurrë vetëm. Me ty janë gjithë shqiptarët, nga jugu në veri, nga Alaska deri në Japoni, çdo një prej tyre që do mësojë sot për këtë ngjarje.

Pak javë më parë i këshillova kolegët e mi publikisht, sidomos ata të terrenit, që të bëjnë kujdes. Krimi, ai i rrugës, i organizuar, i lidhur me politikën apo me shtetin është bërë më i fuqishëm se kurrë. Ka dalë jashtë kontrollit dhe nuk ia bën syri terr para askujt. U kërkova me keqardhje të raportojnë deri aty ku nuk rrezikojnë jetën e tyre dhe të familjeve të tyre. Sepse në këtë vend nuk ia vlen të rrezikosh më shumë. Nuk kemi nevojë për dëshmorë në varreza, kemi boll, na duhen heronj të gjallë. Nuk paskam gabuar, sensorët e mi kanë qenë të saktë. Thjeshë nuk mendova se mesazhi i koduar do të vinte kaq shpejt, kaq i fortë, kaq i drejtpërdrejt…
Një breshëri e gjatë kallashnikovi mbi familjen e një reportereje….
Oh ç’kob, çfarë trishtimi…
Ju kuptuam QARTË zotërinj kriminelë. Nuk na latë fije dyshimi se me kë kemi të bëjmë….

Etiketa: Artan Hoxhagazetarekallashnikovklodiana lalaplumbashtepi

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Të tjerë punojnë, të tjerë fitojnë

Emigrantët na ikën, por çfarë morën me vete?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Situatë e vështirë në qarkun Korçë, 600 familje pa energji dhe vështirësi në akset rrugore –

Situatë e vështirë në qarkun Korçë, 600 familje pa energji dhe vështirësi në akset rrugore –

10:00 | 11/01/2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë –

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë –

09:28 | 11/01/2026
Situatë emergjente, evakuimi i banorëve në Kuçovë e Dimal vijoi edhe gjatë natës –

Situatë emergjente, evakuimi i banorëve në Kuçovë e Dimal vijoi edhe gjatë natës –

09:24 | 11/01/2026
Lumi Shkumbin del nga shtrati, rreth 20 banesa të përmbytura në Lushnje, përmbytje nga Semani në Fier –

Lumi Shkumbin del nga shtrati, rreth 20 banesa të përmbytura në Lushnje, përmbytje nga Semani në Fier –

09:16 | 11/01/2026
Bllokohet Dibra nga dëbora, 40 cm borë dhe ndërprerje energjie në disa zona –

Bllokohet Dibra nga dëbora, 40 cm borë dhe ndërprerje energjie në disa zona –

09:08 | 11/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Situatë e vështirë në qarkun Korçë, 600 familje pa energji dhe vështirësi në akset rrugore –
  • Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë –
  • Situatë emergjente, evakuimi i banorëve në Kuçovë e Dimal vijoi edhe gjatë natës –
  • Lumi Shkumbin del nga shtrati, rreth 20 banesa të përmbytura në Lushnje, përmbytje nga Semani në Fier –
  • Bllokohet Dibra nga dëbora, 40 cm borë dhe ndërprerje energjie në disa zona –
  • Kapiteni Berat Gjimshiti dëmtohet tek Atalanta dhe përfundon në spital… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Situatë e vështirë në qarkun Korçë, 600 familje pa energji dhe vështirësi në akset rrugore –
  • Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com