Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

KJV: Nis në tetor Vetting-u në radhët e Policisë së Shtetit

Nga Ejona 0

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit bën me dije se vetting-u në radhët e Policisë së Shtetit do të nisë në muajin tetor.

KJV thekson për “Top Channel” se po përfundohet i gjithë grumbullimi i informacionit të posaçëm për të nisur proçesin e vlerësimit të zyrtarëve të lartë të rendit dhe sigurisë.

“Trupat e Vlerësimit, të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit janë drejt fundit të hetimit administrativ për subjektet e shortit të parë, ndaj po planifikohen që seancat e para dëgjimore të zhvillohen në tetor. Çdo informacion lidhur me seancat dëgjimore, data, ora dhe vendi do të shpallën në faqen zyrtare të KJV”, raporton KJV-ja për procedurën e shqyrtimit të pastërtisë së figurave policore.

Ndër të tjera, KJV-ja zbulon dhe arsyen e vonesës së nisjes së proçesit të “Vetting-ut” në Policinë e Shtetit.

“Proçesi i hetimit administrativ është një proçes dinamik e kompleks, që kërkon kohën e tij, kjo edhe nga vetë fakti i impaktit që mbart. Për realizimin e një proçesi sa më të saktë janë nisur kërkesa të shumta për informacion drejt institucioneve publike dhe private, të cilat jo vetëm marrin kohë në kthimin e përgjigjeve, por lind nevoja e ripërsëritjes apo e hetimit në fusha të tjera. Vlen të përmendim që një ndër informacionet më të rëndësishme, për të gjitha subjektet e vlerësimit të kësaj faze, ka ardhur më 20 shtator 2019”, thuhet nga Komisioni.

“Top Channel” bën me dije se zyrtarët e parë që do të thirren për “vetting” janë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu, zv/drejtoresha Aida Hajnaj dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj, ndërsa pritet t’i vijë radha dhe kreut të gardës dhe drejtuesve të tjerë të policisë në qarqet e vendit.

Proçesi i “vettingut” në polici përfshin kontrollin e pasurisë, figurës dhe verifikimit personal të çdo anëtari në radhët e Policisë së Shtetit.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej