Kjo nuk ishte Konferenca e Donatorëve, por Konferenca e Kreditorëve

Duhet të lëçisni

Si u zbulua mega pasuria e Zim Sallakut nga vetëm dy transferta. Do i justifikonte me 10 bletë e 32 pula

Një transaksion prej 200 mijë euro me përshkrimin “Blerje Vile në Durrës, zona Plazh” i kryer në 23 korrik 2014, ka qënë indicia kryesore...

Vjosa Osmani vizitë zyrtare në Austri, takim me kancelarin Sebastian Kurz

Presidentja Vjosa Osmani, me ftesë të Presidentit austriak, Alexander Van der Bellen, të martën do ta nisë vizitën zyrtare në këtë shtet. Në takim me...

Studimi: Ky është medikamenti që redukton rrezikun e vdekjes ose shtrimit në spital nga Covid-19

Kompania farmaceutike GlaxoSmithKline dhe Vir Biotechnology kanë njoftuar ditën e sotme rezultatet finale nga një studim i kryer për një medikament antitrupash. Në përfundim...

Ministri i jashtëm italian viziton nesër Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës së Italisë, Luigi Di Maio nesër viziton Kosovën, ku do të takohet me drejtues...

Nga Dritan Shano

Shifra prej më shumë se 1 miliard euro e premtuar në konferencën e organizuar në Bruksel në ndihmë të Shqipërisë së prekur nga tërmeti është impresionuese.

– Një falenderim i madh të gjithë vendeve që u solidarizuan me shqiptarët në nevojë, që premtuan para në ndihmë të shqiptarëve, veçanërisht Italisë, e cila nuk zhgënjeu në angazhimin e saj të përhershëm ndaj vendit tonë; por edhe Turqisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për masën dhe konkretësinë e ndihmës së premtuar prej tyre.

– Nga kompozimi i premtimeve në grante dhe kredi, ku dominon në mënyrë absolute kredia (80%), kjo nuk ishte Konferenca e Donatorëve, por Konferenca e Kreditorëve.

– Mbetet të shihen kushtet që do paraprijnë dhe shoqërojnë si grantet ashtu dhe kreditë e premtuara. Njohja e tyre do na jepte një ide të qartë për kalendarin e disbursimeve të këtyre premtimeve; për rolin dhe detyrat që duhet të përmbushë qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë, që të mos bëhen pengesë për disbursimin e shpejtë të këtyre fondeve të premtuara.

– Cili do te jetë roli i qeverisë shqiptare në menaxhimin e këtyre granteve dhe kredive? Proçedurat do kryhen nga shtetet apo institucionet kredidhënëse, apo nga qeveria shqiptare? Në rast se do kryhen nga shtetet dhe institucionet kjo do të tregojë besimin e ulët tek aftësitë, kapacitetet dhe transparanca e qeverisë shqiptare në menaxhimin e këtyre fondeve; njëherësh do rrisë dhe paqartësinë e kalendarit të disbursimit të premtimeve.

– Është e qartë se qeveria do duhet të rishikojë përsëri buxhetin e vitit 2020. Parashikimi i kostove lokale që do duhet të përballojë është ende i paqartë. Mbetet për t’u parë, nëse kredia e premtuar do ndikojë në stabilitetin makroekonomik te vendit. Kapacitetet e ulëta absorbuese të vërejtura në dekadën e fundit paraqesin risk për thithjen e fondeve dhe zgjidhjen e problemeve ekonomike dhe sociale të popullsisë së prekur nga tërmeti.

– Transparenca e menaxhimit të këtyre fondeve u theksua nga shumë pjesëmarrës në Konferencë, çka tregon vetëdijen dhe nevojën e donatorëve dhe kreditorëve për garanci që paratë do shkojnë në destinacion.

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Si u zbulua mega pasuria e Zim Sallakut nga vetëm dy transferta. Do i justifikonte me 10 bletë e 32 pula

Një transaksion prej 200 mijë euro me përshkrimin “Blerje Vile në Durrës, zona Plazh” i kryer në 23 korrik 2014, ka qënë indicia kryesore...

Vjosa Osmani vizitë zyrtare në Austri, takim me kancelarin Sebastian Kurz

Presidentja Vjosa Osmani, me ftesë të Presidentit austriak, Alexander Van der Bellen, të martën do ta nisë vizitën zyrtare në këtë shtet. Në takim me...

Studimi: Ky është medikamenti që redukton rrezikun e vdekjes ose shtrimit në spital nga Covid-19

Kompania farmaceutike GlaxoSmithKline dhe Vir Biotechnology kanë njoftuar ditën e sotme rezultatet finale nga një studim i kryer për një medikament antitrupash. Në përfundim...

Ministri i jashtëm italian viziton nesër Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës së Italisë, Luigi Di Maio nesër viziton Kosovën, ku do të takohet me drejtues...

Manchester City me ofertë zyrtare për Kane

Manchester City ka bërë ofertën e parë në drejtim të sulmuesit të Tottenhamit, Harry Kane. Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano raporton se Manchester City...