Kisha nuk është me ditët e saj më të mira… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kisha nuk është me ditët e saj më të mira…

11:50 | 23/01/2022
në Kryesore
0

Nga dom Gjergj Meta

Kisha katolike nuk është në kohën e vet më të mirë e kjo për shumë arsye që nuk po i rradhis këtu e që shumëkush i di.

Po ashtu, kishat orthodokse janë në zgrip të një skizme tjetër mes njëra-tjetrës.

Read more

Heqja e kontrolleve në kufi me Kosovën, shmanget fluksi i automjeteve për Kurban Bajram –

Djali i presidentitTrump martohet në fshehtësi, Ivanka ‘zbulon’ dasmën luksoze –

Ky tiran, i quajtur Netanyahu do të marrë mësimin që meriton –

Qeveria ka lënë pacientët në gjendje skandaloze –

Jo më mirë janë përcaktimet e tjera të krishtera në shumë aspekte, sidomos në përballjen me shekullarizmin.

E gjitha kjo është Kisha e Krishtit, pavarësisht “copave” me të cilat paraqitet në sytë e botës.

Ne, bijtë e saj jo gjithmonë jemi sjellë si duhet, jo gjithmonë me jetën tonë kemi pasqyruar dritën që vjen nga Fjala e amshuar e Atit. Madje, e kemi penguar këtë dritë me mëkatin tonë, herë individual e herë strukturor. Ndarja e të krishterëve në katolikë, orthodoksë, ungjillorë, anglikanë e luteranë, është edhe mëkati ynë më i madh.

Por, e gjitha kjo nuk e ka zbehur asnjëherë bukurinë e saj, pikërisht sepse Kisha nuk është e jona. Kisha është e Tij, është e Krishtit, dhe Ai i jep asaj shkëlqim, i jep jetë. Kisha është si hëna, e cila merr dritën nga dielli dhe e pasqyron mbi tokë, pavarësisht pjesëve të saj të errëta.

Edhe kur ndonjë rrënjë apo degë e saj thahet diku, Hyji diku tjetër bën të mbijnë filiza të rinj. Edhe kur ajo përfshihet nga terri, Hyji diku tjetër ndez zjarrin e dashurisë që e ngroh dhe e ndriçon atë. Kështu ka ndodhur përgjatë tërë historisë së saj e kështu ndodh edhe sot. Ashtu sikurse fara që shpërthen në heshtje dhe pa e parë kush, ashtu Kisha ripërtërihet duke u ngritur nga hini i mëkatit të saj apo nga shkatërrimi që i vjen nga përndjekjet për shkak të emrit të Krishtit.

Mund të them pa asnjë dyshim se pikërisht për shkak të historisë së saj, pikërisht për faktin se ajo është e përqafuar nga krahët e Tij hyjnor, ajo vazhdon të mbetet ende një zë i fuqishëm për njeriun e sotshëm e që na kujton dimensionin tonë të përtejmë.

Ndërkohë që ajo kërkon falje për mëkatet e veta, për tradhëtitë e saj përgjatë historisë, e përtërirë nga dashuria e Hyjit, ajo nuk rresht së qëni zëri i të pazëve, streha e të pambrojturve, jehona e butësisë dhe dashurisë së Hyjit për njeriun e çdo kohe. Ajo nuk rresht së qëni nënë për çdo të pagëzuar dhe nuse e dhëndërit të saj hyjnor.

Papa Françesku, bashkë me shumë bijë e bija të Kishës, kudo nëpër botë, po japin dëshminë e një kishe që jeton fjalën e Mësuesit dhe Zotërisë së saj: “Shpirti i Zotit është mbi mua, sepse Ai më shuguroi! Ai më dërgoi t’u kumtoj të vobektëve Ungjillin, t’u shpall robërve çlirimin, të verbërve dritën e syve; t’i lëshoj në liri të ndrydhurit, të shpall vitin e hirit të Zotit”.

Etiketa: anglikanedom Gjergj MetakatolikeKisha e KrishtitKisha nuk është me ditët e saj më të mira...luteranëmekatiorthodokseungjillorë

Të Lidhura

Heqja e kontrolleve në kufi me Kosovën, shmanget fluksi i automjeteve për Kurban Bajram –

Heqja e kontrolleve në kufi me Kosovën, shmanget fluksi i automjeteve për Kurban Bajram –

nga 27
12:39 | 27/05/2026
0

Mijëra shqiptarë të Kosovës kanë shfrytëzuar ditën e Kurban Bajramit për të festuar dhe për të vizituar qytetet dhe pikat...

Djali i presidentitTrump martohet në fshehtësi, Ivanka ‘zbulon’ dasmën luksoze –

Djali i presidentitTrump martohet në fshehtësi, Ivanka ‘zbulon’ dasmën luksoze –

nga 27
12:31 | 27/05/2026
0

Ivanka Trump ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pasi publikoi pamje nga udhëtimi i saj luksoz në Bahamas, ku mori...

Ky tiran, i quajtur Netanyahu do të marrë mësimin që meriton –

Ky tiran, i quajtur Netanyahu do të marrë mësimin që meriton –

nga 27
12:29 | 27/05/2026
0

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka sulmuar ashpër kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë mesazhit të tij për Festën e Kurban...

Qeveria po tallet me studentët –

Qeveria ka lënë pacientët në gjendje skandaloze –

nga 27
12:13 | 27/05/2026
0

Në një reagim në rrjetet sociale, deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho u shpreh se situata në qendrën e...

Para
Rreziku që Rusia të pushtojë Ukrainën/ Erdogan: Kërcënon paqen rajonale

Rreziku që Rusia të pushtojë Ukrainën/ Erdogan: Kërcënon paqen rajonale

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Heqja e kontrolleve në kufi me Kosovën, shmanget fluksi i automjeteve për Kurban Bajram –

Heqja e kontrolleve në kufi me Kosovën, shmanget fluksi i automjeteve për Kurban Bajram –

12:39 | 27/05/2026
Djali i presidentitTrump martohet në fshehtësi, Ivanka ‘zbulon’ dasmën luksoze –

Djali i presidentitTrump martohet në fshehtësi, Ivanka ‘zbulon’ dasmën luksoze –

12:31 | 27/05/2026
Ky tiran, i quajtur Netanyahu do të marrë mësimin që meriton –

Ky tiran, i quajtur Netanyahu do të marrë mësimin që meriton –

12:29 | 27/05/2026
Qeveria po tallet me studentët –

Qeveria ka lënë pacientët në gjendje skandaloze –

12:13 | 27/05/2026
Do pezullojmë importin dhe shitjen me shumicë të naftës –

Bordi ul çmimin e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina –

11:51 | 27/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Heqja e kontrolleve në kufi me Kosovën, shmanget fluksi i automjeteve për Kurban Bajram –
  • Djali i presidentitTrump martohet në fshehtësi, Ivanka ‘zbulon’ dasmën luksoze –
  • Ky tiran, i quajtur Netanyahu do të marrë mësimin që meriton –
  • Qeveria ka lënë pacientët në gjendje skandaloze –
  • Bordi ul çmimin e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina –
  • Zoti e ktheftë çdo sakrificë në mbarësi e gëzim –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Heqja e kontrolleve në kufi me Kosovën, shmanget fluksi i automjeteve për Kurban Bajram –
  • Djali i presidentitTrump martohet në fshehtësi, Ivanka ‘zbulon’ dasmën luksoze –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com