KiE: Zgjedhjet e 30 qershorit jo demokratike, nuk i shërbeu pluralizmit në vend – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

KiE: Zgjedhjet e 30 qershorit jo demokratike, nuk i shërbeu pluralizmit në vend

10:19 | 07/02/2020
në Kryesore
0

Delegacioni i nivelit të lartë të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës i cilësoi zgjedhjet e 30 qershorit 2019, jo demokratike. Drejtuesit e delegacionit të KiE, në qëndrimet finale që mbajtën pas njohjes me situatën në Shqipëri, me një gjuhë direkte, pranojnë se 30 qershori nuk i shërbeu pluralizmit në vend.

Gunn-Marit Helgesen, Presidenti i Dhomës së Rajoneve të Kongresit e thotë hapur: Zgjedhjet e 30 qershorit 2019  nuk ishin demokratike. “Për fat të keq, zgjedhjet lokale të vitit 2019 nuk ishin të favorshme për forcimin e demokracisë lokale në Shqipëri, por kanë çuar në më pak pluralizëm në bashki dhe në një erozion të mëtejshëm të besimit të qytetarëve në institucionet e këtij vendi”, deklaroi Gunn-Marit Helgesen. Presidenti i Kongresit Anders Knape duket iu referuar 30 qershorit thotë se nuk ka shtet normal pa demokraci funksionale në nivelin lokal, duke nënkuptuar se votimet njëpartiake nuk mund të quhen demokratike. “Nuk ka demokraci funksionuese në nivelin e Shtetit pa një demokraci pluraliste dhe të gjallë në nivelin lokal. Kongresi do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në përpjekjet e saj për konsolidimin e vetëqeverisjes territoriale me anë të krahasimit dhe bashkëpunimit të synuar. Forcimi i konsultimeve midis qeverisë qendrore dhe nivelit lokal dhe luftës kundër korrupsionit janë të një rëndësie të veçantë për Kongresin në këtë drejtim”,– tha Knape. Delegacioni i nivelit të lartë nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës që vizitoi Shqipërinë, përbëhej nga Presidenti i Kongresit Anders KNAPE (Suedi), Presidenti i Dhomës së Rajoneve, Gunn-Marit HELGESEN (Norvegji) dhe Presidenti i Dhomës së Autoriteteve Lokale, Xavier CADORET (Francë).

Pavlefshmëria

Read more

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Delegacioni i Autoriteteve Lokale refuzoi të çonte në zgjedhjet e 30 qershorit vëzhguesit e tij, duke e arsyetuar këtë vendim me situatën e pasigurt në vend. Zgjedhjet u bojkotuan nga ana e Partisë Demokratike, ndërkohë që ende është në fuqi një dekret i presidentit i pashfuqizuar nga ana e gjykatës kushtetuese  për shtyrjen e tyre në nëntor të këtij viti. Gjithsesi mazhoranca e majtë, nuk pranoi t’i shtynte zgjedhjet, dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili dhe ky kontrollohet nga mazhoranca vazhdoi punën. Deri më tani, nuk kemi ende një vendim nga ana e Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me ligjshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit, për arsye se ajo ende nuk është funksionale, pasi i mungojnë nëntë anëtarë. Aktualisht në këtë gjykatë janë vetëm 4 prej tyre, ndërkohë që minimumi i kërkuar nga ligji është 6 anëtarë që të mund të zhvillohet një seancë. Gjykata Kushtetuese, është i vetmi institucion i cili do bënte të mundur, shpalljen e vlefshmërisë ose jo të këtyre zgjedhjeve. Kjo në bazë të një ankimimi të bërë nga ana e kryetares së Bashkisë Shkodër, njëkohësisht dhe kryetare e shoqatës së bashkive ku kërkon shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve të vitit 2019.

Raporti i ODHIR

Zgjedhjet e 30 qershorit 2019, janë parë me parregullsi të shumta dhe nga raporti i OSBE/ODHIR (Shqipëria në fillim të këtij viti ka marrë presidencën e OSBE-së), kur thotë se votimet  njëpartiake nuk i lanë mundësi zgjedhjeje elektoratit. “Zgjedhjet u mbajtën pa treguar interes nga ana e palëve politike për elektoratin. Në klimën e një bllokimi politik dhe polarizimi, votuesit nuk kishin një zgjedhje kuptimplotë mes opsioneve politike. KQZ-ja interpretoi ligjin në një mënyrë tepër të gjerë dhe ndonjëherë jo-konsistente, duke zvogëluar sigurinë juridike. Në disa raste, KQZ zbatoi ligjin në mënyrë të paqëndrueshme ose në atë mënyrë që solli paragjykim”, thuhet në raportin e OSBE/ODHIR për zgjedhjet. Nga ana tjetër, raporti nuk la pa përmendur dhe dekretin e presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve, i cili nuk u publikua në Fletoren Zyrtare megjithëse është detyrim ligjor. Në fund të raportit me 34 faqe, OSBE rekomandon nisjen e dialogut mes palëve politike, ku të përfshihet dhe Reforma Zgjedhore dhe krijimi i një administrate zgjedhore të pavarur, bërjen funksionale të të gjitha gjykatave gjatë zgjedhjeve dhe pavarësinë e KQZ.

Rënia e kryebashkiakëve të Ramës

Megjithëse u zhvilluan zgjedhje pa rivalë sërish pas përfundimit të tyre, u  vu re se disa kandidatë rezultonin me të shkuar kriminale, dhe kishin gënjyer në formularin e dekriminalizimit. I pari që do të denoncohej nga opozita ishte kryetari i Bashkisë Shkodër Valdrin Pjetri, që kish fshehur një dënim  të vitit 2003 për shpërndarje droge në Itali. Sipas këtij vendimi, Pjetri ishte dënuar me vendim të formës së prerë me 18 muaj burg dhe 1000 euro gjobë në atë kohë. Valdrin Pjetri nuk arriti as të konstituohet nga këshilli Bashkiak, pasi dha dorëheqjen duke iu shpëtuar kështu telasheve. Pas tij, Gazment Bardhi sekretar i Përgjithshëm i PD-së do dilte sërish në konferencë për shtyp, për të denoncuar një tjetër rast, atë të kryetarit të Bashkisë Vorë Agim Kajmaku. Edhe ky kish fshehur një vendim të gjykatave greke, i cili e dënonte atë për falsifikim monedhash. Kajmaku nuk do kishte fatin e Pjetrit. Ai deri në fund e mohoi dënimin. Pak kohë para se KQZ të merrte vendimin përfundimtar për heqjen e mandatit, Kajmaku do të emëronte në krye të bashkisë njerëzit e tij, gjë që zgjoi zemërimin e Ramës. Tashmë Kajmaku është në kërkim policor, për veprën e falsifikimit të dokumentave, dhe kryerje të funksionit shtetëror jashtë mandatit.  E megjithatë PD s’u ndal me kaq. Një tjetër denoncim erdhi sërish nga Gazment Bardhi, i cili këtë herë shigjetoi kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Mark Babani i cili sipas Bardhit është dënuar në Itali në zonën e Sicilisë për vjedhje makinash. Babani nga ana e tij u kundërpërgjigj se kjo akuzë nuk është e vërtetë, ndërkohë që çështja i ka kaluar prokurorisë. Megjithëse denoncimi është bërë që në shtatorin e kaluar, ende sot e kësaj dite Babani është ende në krye të bashkisë së vaut të Dejës. Një tjetër denoncim ka ardhur nga PD dhe për kryetarin e Bashkisë së Mallakastrës Qerim Ismailaj, i cili sipas Bardhit është dënuar me 3 vjet burg nga gjykatat greke për përdorim dhune. Veç këtyre, në proces nga prokuroria është dhe kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, i cili shfaqet në një video të publikuar nga gazetari Artan Hoxha duke konsumuar kokainë. Dosja i ka kaluar SPAK, për veprën penale të moskallëzimit të krimit. PD ka deklaruar se janë dhe rreth 17 raste të tjera kryebashkiakësh të cilët janë marrë në shqyrtim nga ana e saj pasi dyshohen se kanë gënjyer në formularin e dekriminalizimit. Deri më tani duhet të zhvillohen zgjedhjet në tre Bashki, Shkodër, Vorë dhe Durrës. Kjo e fundit e mbetur pa kryetar pas dorëheqjes së Valbona Sakos, e cila e mori postin pas zgjedhjeve të 30 qershorit 2019.

Akuzat e PD për kryebashkiakët

– Lefter Alla Bulqizë, moskallëzim krimi
– Valdrin Pjetri Shkodër, trafik droge
– Agim Kajmaku Vorë, falsifikim monedhash
– Mark Babani Vau i Dejës, vjedhje
– Qerim Ismailaj Mallakastër, Përdorim dhune
– Agron Malaj Mat, armëmbajtje pa leje, plagosje

Etiketa: delegacioni i KiEjo demokratikeRaporti i ODHIRzgjedhjet e 30 qershorit 2019

Të Lidhura

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

nga 27
23:26 | 15/05/2026
0

Aston Villa mori një fitore të rëndësishme në javën e 37 të Premier League teksa mposhti Liverpool duke siguruar matematikisht...

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

nga 27
23:12 | 15/05/2026
0

Një ndërtim pa leje në një hapësirë plazhi, në lagjen nr. 1, Sarandë, ku në një objekt (i përbërë nga...

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

nga 27
22:06 | 15/05/2026
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zhvilluar një aksion në zonën e Sarandës dhe Ksamilit për lidhjet e policisë me raste...

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

nga 27
22:00 | 15/05/2026
0

Elbit System, një nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të armëve në botë, me bazë në Izrael, ka hapur...

Para
Koronavirus edhe në Itali, konfirmohet rasti i parë

Koronavirus edhe në Itali, konfirmohet rasti i parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

23:26 | 15/05/2026
“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

23:12 | 15/05/2026
Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

22:06 | 15/05/2026
Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

22:00 | 15/05/2026
“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

20:58 | 15/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –
  • “Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –
  • Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –
  • Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –
  • “TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –
  • Trafik heroine në Danimarkë, të përfshirë dy vëllezër fierakë, një në pranga –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –
  • “Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com