Këtu vendosim ne – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Këtu vendosim ne

16:58 | 11/05/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Nga Gentian Gaba

Me fjalën anarki nënkuptohet gjendja që krijohet në shoqëri, kur mungon pushteti shtetëror i organizuar dhe kur nuk veprojnë ligjet e rregullat e detyrueshme për anëtarët e shoqërisë; mohim i shtetit dhe i çfarëdo pushteti politik të organizuar. Ky koncept ekziston edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Për njohësit e fushës, qofshin këta realistë apo jo, ajo që e karakterizon politikën e jashtme, në dallim nga ajo e brendshme, është se kjo zhvillohet në mungesë të një autoriteti qendror. Pra sistemi ndërkombëtar është anarkik sepse, e thënë thjesht, nuk ka një polic me shkop gome (ose gaz lotsjellës), nuk ka gjykatës apo gjykata ku shtetet mund të apelojnë, nuk ka një ‘129’ (numri i policisë) ku mund të telefonojnë nëse disa grabitës kanë hyrë në pistën e aeroportit ose kur plagosesh në mes të ditës ndërsa ka një shkëmbim zjarri midis dy bandave pranë Lungomares. Nëse kjo nuk ju bind, pyesni ndonjë mikun tuaj në Irak, Ukrainë, Gjeorgji ose në Kosovë. Në mungesë të një autoriteti qendror që të mbrojë shtetet nga njëri-tjetri, shtetet duhet të garantojnë vetë sigurinë e tyre si dhe të hapin sytë kur shfaqen rreziqe, ç’ka do të thotë që secili shtet, në këtë sistem, duhet të kujdeset para së gjithash për interesat e tij kombëtare.
Nëse do ta shihnim shoqërinë shqiptare me sytë e realizmit politik, një vend në të cilën nuk ka Gjykatë të Lartë dhe Gjykatë Kushtetuese, shumë pak do ta dallonte atë nga sistemi anarkik ndërkombëtar, në të cilin, në mungesë të autoritetit qëndror, mbizotëron logjika e forcës, ose ligji i më të fortit. Për të ilustruar më thjeshtë këtë interpretim, le të marrim një shembull nga aktualiteti politik: Protestat e ‘Astirit’.
Një nga protestat më jetëgjata që është zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri; e cila ka në thelb abuzimin e kryer nga pushteti kur mungon drejtësia. Prej të paktën gjashtë muajsh, është zbuluar që në qendër të atij projekti ka pasur një përpjekje për të vjedhur një shifër marramendëse. Një mega skandal në të cilin janë shkelur jo vetëm ligjet shqiptare, por janë falsifikuar edhe dokumentet e një shteti të SHBA-ve.
Rendi anarkik në të cilin ndodhemi, pasojë e mungesës së drejtësisë, ka bërë që të mos ketë asnjë të hetuar apo të arrestuar për këtë vepër penale. Përkundrazi, deri më tani, të vetmit që kanë provuar prangat dhe burgun janë banorët e zonës që po protestojnë për të mbrojtur shtëpitë e tyre.
Nëse kjo protestë nuk do të ndodhte, nëse ata njerëz do të pajtoheshin me fatin e tyre të keq, nëse togfjalëshi ‘këtu vendosim ne’ nuk do të kishte ndalur ekskavatorët, miliona euro të taksapaguesve shqiptarë do të zhdukeshin nëpër llogaritë off-shore.
Në mungesë të një autoriteti qendror, në mungesë të drejtësisë, rezistenca e tyre ndaj pushtetit tregoi se, në një rend anarkik, forca e protestës, përballjes dhe qëndresës është një mënyrë legjitime për të frenuar pushtetin e një ‘agresori’.
Nisur nga këto premisa, mund të kryejmë një tjetër abstragim. Jo vetëm me Shqipërinë si një rend anarkik ku aktorët ndërveprojnë sipas logjikës së fuqisë, por me ‘Astirin’ si një shtet në këtë rend pa autoritet, ku abuzuesi, për shkak të fuqisë së tij, nuk ndëshkohet.
Imagjinoni sikur protesta e ‘Astirit’ të ishte protesta e opozitës. Imagjinoni sikur protesta kundër shembjes së shtëpive, për t’i hapur rrugë një projekti korruptiv, të ishte protesta për të kërkuar ndëshkimin e krimit zgjedhor, zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe rikthimin e ekuilibrit midis pushteteve. Imagjinoni sikur ndërkombëtarët, që pavarësisht dosjeve, përgjimeve dhe abuzimeve, kërkojnë stabilitet dhe nuk veprojnë për të ndalur agravimin e situatës (por kërkojnë ndërprerjen e qëndresës së opozitës), të jenë si ata qytetarët që, të bllokuar në trafikun që buron nga protesta, nuk shqetësohen për krimin që po ndodh, por vetëm për qarkullimin e lirë në rrugë. Tani, imagjinoni sikur në vend të atyre banorëve do të ishit ju, në pamundësi për t’i ‘telefonuar numrit 129’, a do t’i ndalnit protestat? A do të lejonit që shtëpia juaj, në këtë rast Shqipëria, të prishej nga mungesa drejtësisë dhe mbizotërimi i ligjit të më të fortit? A do të dëgjonit boritë e makinave, që kërkojnë më pak trafik, apo britmat e atyre që kërkojnë të shpëtojnë shtëpitë?
Një mendje e arsyeshme do të thoshte jo. Me shumë gjasa, gjithë atyre që lypin stabilitet ndërkohë shtëpia prishet apo digjet, do t’iu përgjigjeshit se, në ‘Astir’ dhe gjithë Shqipërinë, vendosim ne!

Etiketa: Gentian GabapolitikëprotestaShqiperi

Të Lidhura

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

nga 27
23:26 | 04/04/2026
0

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

nga 27
22:36 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

22:32 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

nga 27
22:14 | 04/04/2026
0

Juventus ka përpara një rrugë për të hyrë në zonën Champions gjatë së cilës duhet të jetë thuajse perfekt. Luciano...

Para
Abuzoi me të miturën/ 25 vjeçari: Erdhi me dëshirë, mua më pëlqeu si fizik…

Abuzoi me të miturën/ 25 vjeçari: Erdhi me dëshirë, mua më pëlqeu si fizik...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

23:26 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:36 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:32 | 04/04/2026
Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

22:14 | 04/04/2026
Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

22:02 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –
  • Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –
  • “Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com