Hiqet tarifa për zënin e hapësirës publike në disa zona të Tiranës, miratohet edhe heqja e taksës së tvolinës
Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot në mbrëmje ndryshimet e paketës fiskale për disa taksa që prekin bizneset e vogla dhe të mesme. Për këto ndryshime votuan vetëm anëtarët e mazhorancës në Këshillin bashkiak. Këshilltarët e djathtë kërkuan që në mbledhje të merrnin pjesë edhe përfaqësues të biznesit të cilët ndodheshin jashtë ambienteve të bashkisë. Bashkia miratoi heqjen e tarifës për zënin ë hapësirës publike në disa zona të Tiranës. Në paketën e ndryshimeve përfshihet edhe heqja e taksës së tvolinës dhe rizonimi i Tiranës në 4 zona. Kreu i Këshilltarëve të djathtë Leonard Olli tha se Kryetari i bashkisë po përpiqet t’i shmanget transparencës me biznesin. Olli tha se do të rishikojnë qëndrimin dh e marrëdhënin me Këshillin Bashkiak.