Këshilli Bashkiak ka miratuar buxhetin prej 43 milionë dollarësh për vitin 2017 për Bashkinë e Durrësit.
Në mbledhjen e parë të zhvilluar në fund të muajit dhjetor, këshilltarët e LSI-së, bashkuan votat me ata të opozitës, duke mos e miratuar buxhetin, ndërsa tani kanë dhënë votat pro pas rishikimit të buxhetit të propozuar nga bashkia.
Këshilltarët e LSI-së thanë në mbledhjen e parë se ishin lënë investime të domosdoshme.