Këshillat e avokatit për shqiptarët që jetojnë pa dokumente në SHBA – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Këshillat e avokatit për shqiptarët që jetojnë pa dokumente në SHBA

18:17 | 22/07/2019
në Kryesore
0

Emigrantët në mbarë Shtetet e Bashkuara janë trembur nga lajmet e fundit lidhur me bastisjet në shkallë të gjerë të ndërmarra nga DHS (Departamenti i Sigurisë Kombëtare) dhe ICE (agjensia federale që ndër të tjera ka për detyrë zbatimin e ligjeve të emigracionit të Shteteve të Bashkuara) me qëllim deportimin e emigrantëve pa dokumenta. Administrata ka deklaruar që do të përqëndrohet tek kriminelët si dhe tek ata që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kufirit. Për fat të keq, nganjëherë ndodh që dhe emigrantë që nuk janë objektiv i këtyre bastisjeve, kapen thjesht ngaqë gjenden në vendin ku po kryhen këto bastisje. DHS e ka drejtuar vëmendjen tek të miturit që kanë hyrë në Shtetet e Bashkuara të pashoqëruar nga prindërit dhe që tashmë kanë mbushur moshën 18 vjeç; njerëzit për të cilët është dhënë urdhër në mungesë që të largohen nga vendi; si dhe tek ata të cilët nuk janë paraqitur në seancën gjyqësore dhe nuk i janë përgjigjur letrave që Departamenti i Drejtësisë ka dërguar me postë në adresat e shtëpive përkatëse.

Të gjithë ata që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, përfshirë dhe emigrantët pa dokumenta, gëzojnë disa të drejta të garantuara nga Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara. Keni pra të drejta pavarësisht nga statusi juaj i emigracionit. Mund të ketë rrezik deportimi nëse nuk keni dokumenta, nëse nuk jeni shtetas amerikan dhe keni një të kaluar kriminale, nëse jeni në gjendje lirie me kusht ose ndaj jush është lëshuar një urdhër deportimi kohë më parë. Për të mbrojtur veten, familjen dhe komunitetin tuaj duhet të njihni të drejtat tuaja. Dija është fuqi. Veproni tani! Mos prisni! Jini të përgatitur!

Nëse nuk keni dokumenta dhe agjentët e ICE-it ju trokasin në derë, duhet të dini që nuk jeni të detyruar të hapni derën. Nuk jeni të detyruar të hapni derën apo të lejoni agjentët t’ju hynë në shtëpi, përveçse kur ata kanë një urdhër të vlefshëm bastisjeje të firmosur nga gjykatësi. Një urdhër deportimi nga ICE-i nuk është e njëjta gjë me një urdhër bastisjeje. Nëse ky është i vetmi dokument që kanë, me ligj ata nuk mund t’ju futen në shtëpi, përveçse kur ju vetë bini dakort me gojë që t’i lejoni të futen. Nëse agjentët e ICE-it ju thonë që kanë një urdhër bastisjeje të firmosur nga gjykatësi, kërkoni që ta fusin poshtë derës ose ta mbajnë të hapur tek dritarja në mënyrë që të mund ta shihni. Nëse urdhri nuk ka emrin dhe adresën tuaj të saktë si dhe nuk është firmosur nga gjykatësi, nuk jeni të detyruar të hapni derën ose t’i lejoni t’ju futen në shtëpi. Nëse në një moment të caktuar vendosni të flisni me agjentët në fjalë, mund ta bëni pa qenë nevoja të hapni derën. Mund të flisni përmes derës së mbyllur ose mund të dilni vetë jashtë duke mbyllur derën. Keni të drejtë të mos flisni. Nuk është e nevojshme të flisni me punonjësit e emigracionit ose t’i përgjigjeni pyetjeve të tyre.

Read more

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Nëse nuk keni dokumenta dhe agjentët e ICE-it vinë në vendin tuaj të punës, atyre u duhet një urdhër bastisjeje i vlefshëm ose leje nga punëdhënësi juaj që të mund të futen në zonat jo-publike. Nëse nuk keni dokumenta dhe agjentët e emigracionit vijnë aty ku punoni, mos bini pre e panikut dhe mos ia mbathni me vrap. Nëse keni frikë dhe ndjeni nevojën që të largoheni, mund ta bëni këtë duke ecur me qetësi drejt daljes. Nëse ju ndalojnë, mund të pyesni nëse jeni i lirë të largoheni. Nëse agjenti ju thotë jo, mos u përpiqni të dilni nga ndërtesa. Nëse ju bëjnë pyetje, mund t’i thoni që dëshironi të mos flisni. Është e drejta juaj të mos flisni. Nuk është e nevojshme të flisni me autoritetet e emigracionit ose t’i përgjigjeni pyetjeve të tyre. Nëse nuk keni dokumenta dhe agjentët e ICE-it ju ndalojnë në rrugë ose në ndonjë vend publik, keni të drejtë të mos flisni. Nuk është e nevojshme të flisni me autoritetet e emigracionit ose t’i përgjigjeni pyetjeve të tyre. Mund të pyesni nëse jeni i lirë të largoheni. Nëse agjenti përgjigjet që jo, ushtroni të drejtën tuaj për të mos folur. Nëse ju pyesin ku keni lindur ose si keni hyrë në Shtetet e Bashkuara, mund të refuzoni të përgjigjeni ose mos flisni. Nëse zgjidhni të mos flisni, deklarojeni atë me zë. Mund të refuzoni të tregoni dokumentat e identitetit të cilat tregojnë se nga cili vend jeni.

Mos tregoni dokumenta të rremë dhe mos gënjeni. Mund të refuzoni t’ju kontrollojnë. Nëse ju ndalojnë për t’ju bërë pyetje por nuk ju kanë arrestuar, nuk jeni të detyruar të pranoni t’ju bëjnë kontroll qoftë juve qoftë gjërave tuaja personale, por agjenti mund t’ju prekë rrobat nëse ai ose ajo dyshon që mbani armë. Keni të drejtën të flisni me një avokat. Nëse ju kanë ndalur ose ju kanë marrë në paraburgim, keni të drejtë të kontaktoni menjëherë një avokat. Madje dhe nëse nuk keni avokat, mund t’i thoni zyrtarëve të emigracionit që dëshironi të flisni me një avokat. Nëse keni avokat, keni të drejtë të flisni me të. Nëse keni një formular G-28 të firmosur, i cili tregon që keni avokat, jepjani zyrtarit të emigracionit. Nëse nuk keni avokat, kërkoni nga zyrtari i emigracionit një listë të avokatëve që ofrojnë shërbim falas. Keni gjithashtu të drejtë të kontaktoni konsullatën e vendit tuaj. Konsullata mund t’ju ndihmojë të gjeni avokat. Mund të refuzoni të firmosni çfarëdolloj shkrese derisa t’ju jetë dhënë mundësia të flisni me një avokat. Nëse zgjidhni të firmosni diçka pa folur më parë me avokatin, sigurohuni përpara se të firmosni që keni kuptuar egzaktësisht se çfarë thotë dhe nënkupton dokumenti.

Nëse ju ose një anëtar i familjes suaj është i shqetësuar për statusin tuaj të emigracionit, ju nxisim të këshilloheni me një profesionist emigracioni lidhur me situatën tuaj të veçantë.

Qёllimi ynё ёshtё tё ndihmojmё komunitetin shqiptar dhe të bëjmë të mundur që emigrantёt të kenë informacionin e nevojshëm pёr tё kёrkuar ndihmё nё mёnyrё tё pavarur. Ju falenderojmë për komentet dhe pyetjet e vazhdueshme, dhe në të ardhmen do të përpiqemi t’i përgjigjemi sa më shumë pyetjeve që të jetë e mundur. Ju ftojmё tё na dёrgoni pyetjet tuaja nё adresёn tonё elektronike [email protected]

Etiketa: Departamenti i Sigurisë Kombëtaredokumentaemigrantëgreen cardSHBAShtetet e Bashkuara të Amerikës

Të Lidhura

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Shokuese në Rumani, trajnerit i bie infarkt në pjesën e parë të ndeshjes (film)

Shokuese në Rumani, trajnerit i bie infarkt në pjesën e parë të ndeshjes (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com