Këshilla një gazetari portalesh (nga mender unë, në vend të Konicës) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Këshilla një gazetari portalesh (nga mender unë, në vend të Konicës)

16:30 | 07/06/2018
në Uncategorized
0

Nga Iva Tiço

“I dashur mik – në e bëfsh gazetën me eta të mëdha; shqiptarët do të thonë që s’fshihet dot lehtë; në e bëfsh me të vogëla, do të thonë se s’është gazetë, por libër. Në e shtypsh me letra të holla, do të thonë se s’këndohen edhe prishin sytë; në e shtypësh me letra të trasha do të thonë se je “hamall” e kërkon të mbushësh vend. Në shkrofsh toskërisht, do të thonë se s’është gazetë për gjithë shqiptarët; në shkrofsh gegnisht prap ashtu, në shkrofsh në gjuhë të përzier me të dyja, gjysëm gegnisht, gjysëm toskërisht, do të thonë se është “çervish”. Në mos shkrofsh për politikë, do të thonë se s’është koha të punojmë për letratyrë, kur vendi ndodhet në rrezik; në shkrofsh për politikë do të thonë se prishë punë duke egërsuar qeverinë. Në folsh butë për Turqinë, je i paguar prej Stambollit; në shkrofsh rreptë kundër Turqisë, kërkon të të jap Sulltani të holla që t’a pushosh gazetën. Në mos gjefsh të holla që ta mbash gazetën, do të thonë se s’je i zoti, me qenë aq njerëz duan zgjimin e kombit shqiptar; në gjefsh të holla je intrigant a i shitur. Në folsh për plot çlirimin e Shqipërisë, do të thotë je djall e kërkon gjëra që duheshin gatitur në qind vjet më parë; në folç për nevojën të përpiqemi t’a shpëtojmë gjuhën dhe kombësinë, duke vënë vendin nën hijen e një Fuqisë së Madhe, s’qënke shqiptarë i vërtetë. Në folsh mirë për shqiptarët e krishterë, hidhërohen shqiptarët muhamedanë; në folsh mirë për muhamedanët, hidhërohen të krishterët; në folsh mirë për të krishterët e për muhamedanët që janë shqiptarë të mirë, e ligsht për të ligjt, aherë do të hidhërohen të gjithë. Aq për sot, se kam frikë mos të zërë gjumi”.

Faik Konica botonte këto rreshta në të përkohshmen “Albania”, më 15 shtator 1901, këshillat pasonjëse për një djalë, që kish ndërmend të botonte një gazetë shqip në Misir.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Në 6 qershor, 2018, unë Iva Tiço, po shkruaj këshillat për djemtë e vajzat, që duan të bëhen gazetarë portalesh. Tani, do thoni ju, u bëre ti të krahasohesh me Konicën? E ja u bëra, meqenëse gazetaria ka ndryshuar dhe këta të sotmit janë ndryshe nga ai çuni i Misirit, pse mos ta provoj njëherë?!

I dashur mik, që do bëhesh gazetar!

E di që e ke me shumë qejf këtë punë, sepse nuk ke çfarë bën tjetër në jetë dhe se mendon se Fevziu dhe ata që ai fton në studio janë kot fare dhe duhet të dalin në pension. Ke të drejtë! U bënë ata?! Ja ulen aty dhe bëjnë muhabet, ça bëjnë tjetër?! Ju ka rënë bixha dhe marrin gjithato lekë! Por, nuk e kanë të gjatë se, helbete po kapin të pesëdhjetat. Ndaj forca, ti mund t’ua zësh vendin. E ke nisur punën aty ku duhet.

Për ta bërë këtë punë sa më mirë, të duhet telefon dhe internet i shpejtë. Ngrihesh në mëngjes, për shembull dhe që në krevat, ose më mirë akoma kur rehatohesh në WC, i fut një të hapur Instagramit dhe shef çfarë kanë botuar vajzat e bukura. Në fillim është ajo modelja që bën foto, sheh ça ka postuar ajo. Pastaj sheh dhe ca të tjera si puna e saj, pastaj nja dy këngëtare, i bën një print screen dhe ja direkt ku e kape lajmin e parë.

Ka teknikë të shkruari të këtyre lajmeve. Nuk është dosido. Për shembull, emri i personazhit duhet të shoqërohet me togfjalëshat “majft e mirënjohur”, “shumë e dashur nga publiku”, “tejet interesante”, ose “ka sjellë një risi të re”.

Titulli është kryesori: ai është grepi që do i bëjë njerëzit ta klikojnë. Mos harro të shkruash fjalën sherr. Nuk ka rëndësi nëse ka sherr apo jo. Nuk ka rëndësi se për të bërë sherr duhen dy vetë. Ti merr atë që shan një njeri, dhe bëj titullin “filani bën sherr me fistëkun dhe i thotë ashtu ose kështu”. Variante alternative janë edhe “filani kapet keq me fistëkun, presim çdo të thotë ky i fundit”, “sherr ne botën e showbizit, filani nuk lë gjë pa i thënë fistëkut, zbuloni çfarë ndodhi”.

Mos harroni që në 48 orët e ardhshme të monitoroni protagonistët e sherrit dhe familjarët e tyre. Çdo fjalë që shkruajnë e postojnë ata, është e një rëndësie të veçantë.

Kur të mbaroni me këto lajme, hidhuni një sy komenteve të fansave. Se çfarë thonë profilet fallco ose njerëzit e panjohur të acaruar në rrjet, është lajm për kokën e lajmit. Të gjithë duhet ta dinë.

I patë që i patë fansat? Tani monitoroni se si u kthen përgjigje personazhi atyre. Mos harroni që titulli “fansi i përvishet filankës, por ajo e lë pa fjalë me këtë përgjigje”, është një nga titujt më të mirë në ditët e sotme. Po sidomos “Përgjigjia e filanit është epike”, tregon formim të lartë profesional.

Pastaj vjen puna kryesore e juaja. Pasi keni bërë gjithë këto investigime dhe hulumtime, ka ardhur momenti të shihni vërdallë se ç‘kanë bërë të tjerët. Domethënë kolegët tuaj, që mund të kenë kapur lajme më të mira e të bujshme se këto tuajat. Kopjojini, hiqni emrin e autorit, pastaj botojini. Po latë dhe emrin e autorit, keni bërë një punë të paqme: i keni treguar të gjithëve se cili koleg apo cili portal është më i zoti se ju, për ta kapur lajmin i pari.

Mos harroni parimet e gazetarit. Kryesori ndër ta është: gjithçka në këtë vend nis kur filloni punë ju. Çdo gjë pas kësaj date po ndodh për herë të parë dhe askush nuk e ka dëgjuar më parë. Nxirrini pra arkivat e të tjerëve, rihidhini në rrjet, komentojini nga e para dhe niseni sherrin nga e para. Eshtë qejf dhe shumë, por shumë profesionale.

Nëse keni fatin të filloni punë në ndonjë portal, që drejtohet nga etërit e gazetarisë, do keni fatin të mësoni gjëra të papara. Jo për teknikën e të shkruarit, se ata nuk kanë më nge të mësojnë gazetarët e rinj, janë duke bërë qoka ose kanë ngritur pusi gjetkë. Por mësimi i tyre, i përmbledhur në dy fjalë, do të ishte: i yti kockën ta ha, por mishin ta ruan. Çfarë keni polemika dhe vlerësime mes gazetarësh meshkuj, trajtojini si përplasje kokash të mëdha dhe bisdash intelektuale për progresin e vendit. Çfarë ka të bëjë me gazetaret femra, futini tek rubrika “Paparazi” apo “Thashethem” dhe trajtojini si modelet, se edhe ato gazetaret aq mend kanë, shkojnë në studio të papërgatitura dhe dinë vetëm të kombinojnë flokun me xhaketën.

Në fund pastaj janë dhe pronarët. Kur flasin për ju, ata kanë parimin: ata bëjnë sikur punojnë, ne bëjmë sikur i paguajmë. Për këtë, nuk di ç‘këshillë t’ju jap, sinqerisht!

Kaq kisha dhe unë, si Konica, për sot. Do kesh fjetur me kohë, por mbase ndonjë koleg më i ngeshëm t’i përmbledh me dy fjalë dhe i lexon kollaj…

http://www.tiranapost.al/keshilla-nje-gazetari-portalesh-nga-mender-une-ne-vend-te-konices/

Etiketa: gazetariva ticoKonicaPortale

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Era Istrefi kujton të atin që s’jeton më: Babi, këtë sukses ta dedikoj ty!

Era Istrefi kujton të atin që s'jeton më: Babi, këtë sukses ta dedikoj ty!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Me besim dhe shpresë për Krishtilindje më të mira vitin e ardhshëm –

Me besim dhe shpresë për Krishtilindje më të mira vitin e ardhshëm –

12:18 | 25/12/2025
Krishtlindja është festë e shpresës dhe dashurisë –

Krishtlindja është festë e shpresës dhe dashurisë –

12:10 | 25/12/2025
Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, një i plagosur –

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, një i plagosur –

12:00 | 25/12/2025
Shiste drogë në lokalin e tij, arrestohet zjarrfikësi i bashkisë së Pogradecit –

Shiste drogë në lokalin e tij, arrestohet zjarrfikësi i bashkisë së Pogradecit –

11:30 | 25/12/2025
Mbarësi dhe fitore për të gjithë, në fushat e blerta dhe çdo fushë të jetës –

Mbarësi dhe fitore për të gjithë, në fushat e blerta dhe çdo fushë të jetës –

11:26 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Me besim dhe shpresë për Krishtilindje më të mira vitin e ardhshëm –
  • Krishtlindja është festë e shpresës dhe dashurisë –
  • Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, një i plagosur –
  • Shiste drogë në lokalin e tij, arrestohet zjarrfikësi i bashkisë së Pogradecit –
  • Mbarësi dhe fitore për të gjithë, në fushat e blerta dhe çdo fushë të jetës –
  • Plagoset me thikë bisnesmeni në Kavajë, detajet e para (Emri) –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Me besim dhe shpresë për Krishtilindje më të mira vitin e ardhshëm –
  • Krishtlindja është festë e shpresës dhe dashurisë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com