• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kerri si karamele për të gënjyer turmat

11:01 | 15/02/2016
në Opinion
0

Nga Sokol Shameti

Në përfundim të një dite frenetike, ku Shqipëria u paralizua dhe jeta ngriu për afro 8 orë, të gjithë ngrenë pyetjen se për çfarë vlejti vizita e sekretarit amerikan të shtetit dhe buja këmbëngulëse, me të cilën u mvesh ajo?

Lexo edhe

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Rrëfimi i një polici

Vëmendja gati maniakale e autoriteteve për ta bërë këtë vizitë të duket sa më historike, sa më serioze e sa më spektakolare në çdo centimetër të avancimit së saj nga aeroporti në zemër të Tiranës e kthim, e ka të vështirë të justifikohet me arsyet që u bënë të ditura zyrtarisht si temat e bisedave të Xhon Kerrit me dinjitarët vendas.

Kjo vizitë nuk ishte për të shënuar 25 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, sepse kjo u përgënjeshtrua nga një deklaratë e Departamentit të Shtetit, i cili në brifingun shpjegues me mediat sqaroi se vizita ishte thjesht kompensim për mënjanimin e Tiranës gjatë turit të fundvitit që shkoi të sekretarit Kerri në Ballkan.

Gjithashtu kjo vizitë nuk kishte qëllim diskutimin e çështjes së pranimit të 2000 muxhahedinëve nga ana e Shqipërisë, sepse realisht si qeveria ashtu edhe opozita në Tiranë po bëjnë garë në zellin për t’u treguar sa më të gatshme në pranimin e tyre dhe sikurse u konstatua nga komentues të tjerë, “një çështje që ka dakordësi nuk vlen të diskutohet”.

Reforma në drejtësi apo miratimi specifik i një pakete ligjore të brendshme në një vend të vogël mik ndër dhjetëra vendet e vogla mike që kanë SHBA-të, nuk duket një arsye e mjaftueshme që shefi i politikës së jashtme të Uashingtonit të ngrihet e të marrë avionin për të kuturisur në qiejt dimërorë të Ballkanit thjesht sa për të sheshuar sherrnajën e disa politikanëve provincialë e mistrecë në Tiranë.

Kështu që derisa arsyet e vërteta të këtij blitzkrieg-u të merren vesh, ajo që do të mbetet si shije për opinionin publik pas vizitës se Kerrit do të jetë përpjekja e mikpritësve për ta ekzagjeruar lartësinë e “piedestalit”, në të cilin e vendosën mysafirin, ngase duke qenë edhe vetë në atë piedestal, do të krijohej disniveli i nevojshëm i perëndisë prej atyre të zakonshmëve aty poshtë.

E gjithë fanfara, buja, manierizmi teatral e gjithçka tjetër krejtësisht e shproporcionuar që autoritetet shqiptare rezervuan ndaj rëndësisë së vërtetë të vizitës korteze të një sekretari shteti (ekuivalent i një ministri të jashtëm), na jep në të vërtetë, pikërisht këtë mesazh.

Herën tjetër Xhon Kerri s’do të ketë nevojë as të zbresë fare në tokë – mjafton të tundë shaminë nga dritarja e aeroplanit dhe qeveritarët tanë do e kenë rreshtuar poshtë bandën frymore me gjithë gardën e nderit duke i bërë pritje zyrtare nga distanca.

Një pompozitet i tillë i sforcuar si ky ku u bëmë dëshmitarë, buron jo vetëm nga dashuria e papërmbajtshme e tyre ndaj Amerikës, as thjesht nga servilizmi i imponuar prej frikës së më të fortit.

Ky ekzaltim ceremonial rrjedh kryesisht dhe para së gjithash nga dëshira për t’iu imponuar popullit tënd me anë të iluzioneve dhe jo me anë të rezultateve. Me anë të krijimit të përshtypjes sikur je personalitet kalibri botëror, manipulim ky, i cili synon të relativizojë, të neutralizojë dhe mundësisht të mbysë kritikën për dështimin tënd konkret në qeverisjen e vendit më të varfër dhe më të korruptuar në kontinent.

(shkruar për Lapsi.al)

Etiketa: 2000 muxhahedinëveBallkanbrifingDepartamenti i Shtetitnga ana e Shqipërisësekretarit KerriSokol Shametivizitë

Të Lidhura

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

nga 27
17:05 | 09/03/2023
0

Nga Andi Bushati – Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë...

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

nga 27
21:01 | 08/03/2023
0

Nga Myslym Murrizi –  E Nderuar Zj Kim! Meqenese sot mora vesh qe ke levizur “ der” me “ der”...

Rrëfimi i një polici

Rrëfimi i një polici

nga 27
21:45 | 07/03/2023
0

Nga Anila Hoxha – Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka...

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

nga 27
18:31 | 07/03/2023
0

Ditëlindja e 91-të e skenaristit të “Udha e shkronjave” Julika Prifti Befasia e një urimi Për 91 vjetorin e ditëlindjes...

Para
Morali i lapërdhisë

Po të ishte gay, Nishani do e takonte Kerry-n

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kombëtarja shqiptare shkruan historinë, kalon fazën e grupeve për Botëror –

Kombëtarja shqiptare shkruan historinë, kalon fazën e grupeve për Botëror –

11:46 | 07/06/2023
Më e bukura e Miçiganit, shqiptarja braktis modelingun për shëndetësinë –

Më e bukura e Miçiganit, shqiptarja braktis modelingun për shëndetësinë –

11:36 | 07/06/2023
Veliaj shton edhe 430 MLN lekë për tregun ushqimor, ia fal tenderin sërish Skënder Kacdedjas –

Veliaj shton edhe 430 MLN lekë për tregun ushqimor, ia fal tenderin sërish Skënder Kacdedjas –

11:32 | 07/06/2023
“E vrava dhe e treta në acid”/ Dëshmia tronditës; gjenden eshtrat e shqiptares –

“E vrava dhe e treta në acid”/ Dëshmia tronditës; gjenden eshtrat e shqiptares –

11:30 | 07/06/2023
Bardhi mbledh grupin parlamentar të PD-së, ‘rikthimi’ i Bashës ndez debate –

Bardhi kundër Bashës: S’mund të ketë bashkëjetesë në PD me sulme paramilitare

11:24 | 07/06/2023

Më Të Lexuarat

  • Kombëtarja shqiptare shkruan historinë, kalon fazën e grupeve për Botëror –
  • Më e bukura e Miçiganit, shqiptarja braktis modelingun për shëndetësinë –
  • Veliaj shton edhe 430 MLN lekë për tregun ushqimor, ia fal tenderin sërish Skënder Kacdedjas –
  • “E vrava dhe e treta në acid”/ Dëshmia tronditës; gjenden eshtrat e shqiptares –
  • Bardhi kundër Bashës: S’mund të ketë bashkëjetesë në PD me sulme paramilitare
  • Dea Mishel flet për partnerin ideal: Dua dikë që të më udhëheqë

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kombëtarja shqiptare shkruan historinë, kalon fazën e grupeve për Botëror –
  • Më e bukura e Miçiganit, shqiptarja braktis modelingun për shëndetësinë –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com