Kërkoi favore seksuale, pas dënimit shkarkohet nga sistemi i drejtësisë gjyqtari i Fierit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kërkoi favore seksuale, pas dënimit shkarkohet nga sistemi i drejtësisë gjyqtari i Fierit

14:21 | 11/10/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

KLGJ ka pranuar kërkesën e ILD-së për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Fierit, Roland Hysi i cili u dënua nga gjykata me 3 vjet burgim, si dhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5 vjeçare.

Gjyqtari i Fierit u denoncua dy vite më parë nga një emision investigativ pasi mori 500 euro dhe i kërkoi favore seksuale një gruaje për të vendosur në favor për kujdestarinë e fëmijës.

Raporti i plotë nga ILD
Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka finalizuar hetimin disiplinor të nisur me iniciativë ndaj magjistratit R.H., me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për shkeljen disiplinore të parashikuar nga neni 140, pika 2, shkronja “b” të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe nga neni 104 i ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar.

Read more

Këmbimi valutor 6 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë –

Kryeministrër që vetëm gënjen –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Qershor 2026 –

Bazuar në provat e administruara gjatë hetimit disiplinor, rezulton se ish-Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë më datë 17.10.2019, e ka deklaruar fajtor të pandehurin R.H. për veprën penale “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, dhe e ka dënuar me 4 vjet e 6 muaj burgim. Në zbatim të nenit 406 të K.Pr.Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit R.H. me 3 vjet burgim, si dhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5 vjeçare. Ish- Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë, ka refuzuar ankimimin e të pandehurit R.H. dhe ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

Regjistrimi i procedimit penal ndaj magjistratit është bërë kryesisht nga organi procedues, mbi të dhënat e përftuara nga emisioni investigativ “Stop” në televizionin “Klan” të datës 08.01.2019. I pandehuri R.H., si gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier ka patur në shqyrtim çështjen familjare të regjistruar në këtë Gjykatë me palë paditëse A.N (M) dhe e paditur: M.K, për Ndryshim të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në lidhje me ushtrimin e përgjegjësisë prindërore për fëmijën e mitur, duke e lënë për rritje dhe edukim pranë paditësit dhe detyrimin e të paditurës të paguajë pension ushqimor në masën 5000 lekë në muaj. I pandehuri R.H. ka kërkuar takim me të paditurën, përmes psikologes E.M., i zhvilluar në një sallë të një hoteli në Fier, ku gjyqtari i ka kërkuar favore seksuale, ndërsa e paditura është larguar. Në bashkëpunim me “Stop”, denoncuesja ka regjistruar një takim me psikologen E.M, e cila e ka orientuar për t`i dhënë gjyqtarit ryshfet prej 500 Euro, që të merrte kujdestarinë e fëmijës. Takimi tjetër është zhvilluar sërish në një lokal në një ambient të veçuar nga publiku, ku denoncuesja i jep gjyqtarit vlerën prej 500 Euro dhe pamjet filmike e kanë regjistruar këtë moment. C’ka konstatohet nga përmbajtja e bisedës, është fakti se vlera prej 500 Euro lidhet pikërisht, me çështjen që gjyqtari kishte në proces gjykimi.

Nga hetimi disiplinor i kryer nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, provohet se:

Gjyqtari R.H. është gjetur fajtor për veprime, të cilat për nga natyra e tyre janë të shkallës më të rëndë, sic janë aktet korruptive të lidhura me ushtrimin e funksionit të gjyqtarit.
Veprimet e R.H. kanë diskretituar rëndë figurën e gjyqtarit, imazhin e tij në publik, si dhe kanë ulur besimin e publikut tek figura e gjyqtarit e tek gjyqësori. Kjo pasi i pandehuri ka kërkuar e pranuar ryshfet në favor të tij dhe e ka përfituar atë për shkak të detyrës së tij, si gjyqtar dhe në të njëjtën kohë ka kërkuar favor seksual nga një palë ndërgjyqëse.
Veprimet e gjyqtarit kanë cenuar veprimtarinë e rregullt të organeve të drejtësisë nga veprimet e parregullta të personave të jashtëm, por edhe nga veprimet e vetë atij si funksionar i drejtësisë.
Vepra penale është kryer me dashje direkte, me motiv kryesor përfitimin e një shume të konsiderueshme monetare, si dhe kërkimi i favoreve seksuale përkundrejt dhënies së një vendimi civil, në favor të njërës palë në proces gjykimi nga gjyqtari R.H.
Kur shkelja disiplinore e kryer është aq e rëndë sa e bën magjistratin të papërshtatshëm apo të padenjë për të vazhduar funksionin e tij, atëherë masa disiplinore nuk mund të luajë më rol edukues. Në këtë rast, masa disiplinore merr përsipër të mbrojë interesin publik, duke larguar nga detyra magjistratin dhe duke u kthyer kështu në masë me natyrë të pastër ndëshkuese ndaj tij. Dënimi i gjyqtarit për kryerjen e një krimi dhe forma e prerë e këtij vendimi, sugjerojnë caktimin e masës disiplinore të shkarkimit nga detyra.

Etiketa: FierKLGJ

Të Lidhura

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 6 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
08:26 | 06/06/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.7 lekë dhe do shitet me...

Skandali Porto Romano/ Ish-ministri i PS, Arben Malaj ngre dyshime mbi termin ‘anulim tenderi’ –

Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë –

nga 27
08:06 | 06/06/2026
0

Arben Malaj, një prej figurave kryesore në PS për të paktën dy dekada, ka refuzuar kategorikisht çdo lloj vlerësimi nga...

Kryeministrër që vetëm gënjen –

Kryeministrër që vetëm gënjen –

nga 27
07:56 | 06/06/2026
0

Një tjetër episod mashtrimi është regjistruar këtë të premte në qytetin e Vlorës, aty ku Edi Rama zhvilloi një takim...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Qershor 2026 –

nga 27
07:42 | 06/06/2026
0

Dashi Përpiquni të shmangni polemikat dhe diskutimet. Edhe me fjalë nëse është e mundur thoni se jeni të disponueshëm për...

Para
Rama “leksion” për gazetarinë, e pranon: S’jam njeriu i duhur për të folur për median

Rama “leksion” për gazetarinë, e pranon: S’jam njeriu i duhur për të folur për median

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 6 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:26 | 06/06/2026
Skandali Porto Romano/ Ish-ministri i PS, Arben Malaj ngre dyshime mbi termin ‘anulim tenderi’ –

Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë –

08:06 | 06/06/2026
Kryeministrër që vetëm gënjen –

Kryeministrër që vetëm gënjen –

07:56 | 06/06/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Qershor 2026 –

07:42 | 06/06/2026
Kthjellime dhe alternime vranësirash –

Parashikimi i motit për sot, 6 Qershor 2026

07:35 | 06/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Këmbimi valutor 6 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë –
  • Kryeministrër që vetëm gënjen –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 6 Qershor 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 6 Qershor 2026
  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Këmbimi valutor 6 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com