Një shqiptar ka përfunduar në burg në Itali. Karabinierët e Seksionit Operativ të Bërthamës Operacionale dhe Radiomobile të Kompanisë Cassino, së bashku me efektivët e stacioneve Picinisco dhe Vallerotonda, dërguan në qeli 26-vjeçarin që dyshohet për dhunë në familje.
Pasi policia iu vu në ndjekje, shqiptari u arratis. Ai u gjet nga karabinierët në shtëpinë e një vajze 21-vjeçare, me të cilën kishte krijuar një lidhje të re romantike. Karabinierët i gjetën edhe hashash dhe marihuanë me vete.