Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Kërcënohet me jetë Antonio Konte… por gruaja e përgënjeshtron!

Nga Klodiana 0

Sipas “Corriere Dello Sport”, trajneri i Interit ishte vënë nën vëzhgim pasi ishte kërcënuar me jetë kur në shtëpi i kishte mbërritur një zarf me një plumb brenda.

Gazeta raportonte se ka qenë vetë Konte ai që ka denoncuar faktin në polici dhe pasi ekzaminimit të fakteve, forcat e rendit e kanë vendosur nën kujdestari trajnerin zikaltër.

Ka qenë Elisabeta Muskarelo, gruaja e Kontes, ajo që nëpërmjet një postimi në profilet e saj në rrjetet sociale, ka hedhur poshtë gjithçka. “Sa për kronikë, historia e plumbit është një budallallëk! Por mesa duket në Itali i kemi punët keq me komunikimin sepse dikush zgjohet në mëngjes, sajon dhe shkruan pa menduar kurrë për pasojat”.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej