Ndërsa Tirana zyrtare është duke u lutur që bisedimet me Greqinë për çështjen e detit të përparojnë, Athina kundërpërgjigjet duke dërguar trupa ushtarake në kufi me Shqipërinë.
Grekët kanë nisur një stërvitje operacionale të Brigadës së 8-të të Mekanizuar në atë që e quajnë Epir, madje raportojnë për frymën e shkëlqyer morale dhe agresive të ushtarëve.
Ndërsa kërcënueshëm shpallen ndaj Shqipërisë, krejt në të tjera pozita duken me Turqinë. Megallomania ballkanike duket është e vetmja gjë që nuk zgjidhet në tryezën e bisedimeve, megjithëse Edi Rama dhe Ditmir Bushati luten që ato të zhvillohen.