Kënga, vallja dhe gatimet tradicionale, pjesëmarrëse në panairin e trashëgimisë në Arabinë Saudite (video) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kënga, vallja dhe gatimet tradicionale, pjesëmarrëse në panairin e trashëgimisë në Arabinë Saudite (video)

12:23 | 17/02/2017
në Uncategorized
0

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Nga Julian Hoxhaj

Disa studenë shqiptar, kryesisht nga qyteti i Elbasanit por dhe i Beratit, që studiojnë në Arabinë Saudite, kanë marrë pjesë në një  panair kushtuar Trashëgimisë Kulturore, Fetare, Historike dhe Kulinarisë. Në panairin e organizuar nga Universitetit I Kasimit në Arabaninë Saudite, studentët shqiptarë, besimtarë dhe praktikantë të besimit myslimanë, kanë prezantuar Shqipërinë dhe Trashëgiminë Kulturore. Xhemis Stafa, një nga studentët pjesëmarrës në panair, tregon se në këtë evente janë prezantuar gatime tradicionale, veshjet popullore, foto dhe video per te prezantuar Shqipërinë Turistike. “Panairi ornganizohet nga Universiteti I Kasimit në Arabinë Saudite. Në të morën pjesë shumë shtete të botës. Panairi ishte kulturor, fetar, historik, gastronomia.Ai zgjati tre ditë. Shqipëria kishte stendën e vetë afër Kosovës. Ne paraqitëm foto turistike për të promovuar Shqipërinë. Ambasadës I pëlqeu pjesëmarrja jonë dhe e publikoi në tëitter dhe Ministria e Jashtme. Pati valle shqiptare, pati koreografi shqiptare” –tregon ndër të tjera Xhemi Stafa.

Promovimi historik i Shqipërisë

Në panair pati një kureshtje të madhe rreth figurave dhe historisë së Shqiperisë. Studentët shqiptarë u prezantuan me dy banera duke permendur disa personalitete të shquara të historisë shqiptare , sikur është Zognush (Zaganos) Pasha Vezir në kohën e sulltan Mehmet Fatihut, veziri tjeter shqiptar i perandorisë osmane  Ahmet Pashë Qypriliu prej Berati, arkitekti i mirënjohur Sadefqar Mehmed Pasha nga Elbasani që ka ndërtuar xhamine blu (sulltan Ahmet) në Stamboll,  admiralin e flotës detare osmane shqiptarin Hajrudin Pasha i quajtur ndryshe Barbarosa. Figuren e shquar politike dhe historike, Ismail Qemalin i cili për të mos e lënë Shqiperinë në dorën e copëtuesve formoi shtetit shqiptar mbas dobësimit të Perandorisë Osmane. Më pas shpjeguam dhe etimilogjite e emrit  Alban  nga fisi Ilir i albanëve dhe Arrnaut nga fjala osmane (Arre en neud) “shkon përpara dhe nuk kthehet mbrapsht”(nga lufta). Më pas pjesëmarresve ju bënë të njohura  disa prej abetareve shqipe me shkronja arabe si ajo e H. Hasan Tahsinit, në vitin 1811-1881. Në stende ishin vendosur dhe pjesët e shkëputura të Shqipërisë së dikurshme natyrale që sot gjendet jashtë kufijve të saj shtetërore.

Promovimi kulturor dhe  turistik

Të tilla panaire shërbejne për të promovuar vende të bukura natyrore dhe kulturore të Shqiperisë. Studentët shqiptare vendosën hartën e Shqipërisë në një baner, duke pasqyruar me foto nga secili qytet bukuritë natyrore. Po ashtu me anë të ekranit televiziv u vendosën pjesë filmike nga riviera e bukur shqiptare, malet e lartë, vendet turistike dhe piktoreske shqiptare. Një kolazh i mrekullueshem që u bë atraktiv për të intesuarit ishin kalatë e vjetra shqiptare, kalaja e Shkodrës, Krujës, Petrelës, Prezës, Ali Pashës, Beratit, amfiteatri i Butrintit, Apollonia etj që tërhoqën vëmëndjen e vizitorëve.

Studentet shqiptarë kishin veshur kostume popullore të zonave të ndryshme, po ashtu dhe fëmijve te tyre, kostume pjesë të folklorit të pasur shqiptar. Kjo e bëri me të veçantë paraqitjen në këtë panair. Disa veshje shqiptare u paraqiten dhe me foto nga koleskioni fotografik i Marubit.

Promovimi artistik

Në panair studentët e shteteve të ndryshme ju dha mundësia per te konkuruar dhe me shfaqe artistike dhe teatrale. Studentët shqiptarë performuan me sukses korografinë e valleve të shpatave për të dhene mesazhin e paqes në fund të saj. Vajzat e vogla shqiptare kënduan një ilahi (këngë islame), një grup studentësh kënduan në formë lirike, pa muzike “Cili je ti more burrë” dhe “Xhamadani vija-vija” (versioni lab), dhe “Shqipërinë e dua se unë jam shqiptar Kosoveë e dua se jam Kosovar” në një duet me studentet e Kosovës. Ato morën pjesë dhe ne lojra të ndryshme popullore.

Promovimi i kulinarise  shqiptare

Në panair u servirën edhe gatimet  e familjeve të studenteve si embëlsira dhe ushqime karekteristike shqiptare. Nga ëmbëlsirat bakllavaja, bollokumet, hasudja, jufkat, zupi, revania, kompekaja etj ndërsa ushqimet tipike tradicionale ishin tav kosi, tava balte Elbasani, byrek, fli-ja etj.

 

 

http://27.al/wp-content/uploads/2017/02/video-1487252994.mp4

 

 

Etiketa: Arabia SauditeJulian Hoxhajkengetrashëgimia kulturorevalleXhemis Stafa

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Kreshnik Spahiu: Një 7 Prill pa Berishën!

Kreshnik Spahiu: Një 7 Prill pa Berishën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

20:52 | 25/12/2025
Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –

Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –

20:12 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –
  • Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com