Kënga e parë erotike shqiptare postdiktatoriale (Film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kënga e parë erotike shqiptare postdiktatoriale (Film)

08:10 | 27/03/2018
në Uncategorized
0

Nga Klodi Leka

“Një analizë modeste tekstit të t’parës kënge socio-erotike postdiktatoriale nga Kamza deri në Vermosh

“kenke vesh
kenke math e kenke vesh
ment e kres
po mi lun mu ment e kres”

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

koment: Paradoksalisht, në rrymë krejt të kundërt me horizontin sentimental të postmodernizmit, ku zhveshja është trendi, është cogitoja e seksualitetit bashkëkohor, Gjetoja, erotizmin e sheh tek veshja, tek veshja e bukur, që përkundër zhveshjes, ngjall tek djali i ri kureshtje, trazime të brendshme, mundime dhe fantazira të shfrenuara që shkojnë gjer tek zhveshja imagjinare e tjetrës.

“se unë jam ni djal oj ri
djal oj ri e i pa martue
tjetër gja n’kët jet s’po due
por si ti ta kisha grue
me jetue 3000 vjet un me jetue”

koment: Ashtu si Adami, Gjetoja, e parandjen se dashuria e tij martesore do të shkruhet brenda kohës njerëzore si histori sublime, universale, mësimore, bashkë me Romeon & Zhuljetën, Tristanin & Izoldën, Talatin & Fitneten. Në provincë s’ka vend për dashuriçka, e kur ndodhin, ato jane kalorsiake, heroike dhe histerike, të kodifikuara sa më shpejt në martesë brendashtëpiake ku djali i ri ndërton një copëz parajse, një mbretëri tremijëvjecare siç është familja, siç është seksi i sigurtë i darkës, ku çdo leshko ngre sundimin e tij despotik.

“je tuj lyp m’je ti zi qka mje ty lyp
dy kokrra kryp
njanën faqe të dy syt,
hajt mor djal se t’mbesin fyt”

koment: E dëshiruara e paralajmëron djaloshin mbi efektet e flirtit të tij që do të shoqërohet me kompleksin rozafatian të dashurisë në shoqërinë tonë: pra, një burrë që punon ndërtim duke mos arritur kurrë të ngrejë për veten e tij një shtëpi përsëmbari dhe gruaja që muroset, që i hahet faqja dhe sytë, bukuria dhe liria e saj, e reduktuar në krijesë shtëpiake, sa e rëndomtë aq edhe sublime, ngaqë mbi të kryhet sakrifica e fesë, fisit, familjes.

“merre mollën
nitu nalt e merre mollën
jo kunorën
s’du me prish me ty kunorën”

koment: Këtu metafora e djalit të ri e t’pamartue mbetet e errët, ndoshta ka kuptimin zanafillor biblik, por tashmë të përmbysur, ku në vend të burrit mëkatin e mollës e kryen gruaja; ndoshta djali i ri e i pamartue është vetë gjarpri (bolla e zezë e përbindshme). Po këtu hasim edhe një paradoks, një dyzim të djaloshit për ta konsumuar aktin e dashurisë, ne duhet ta bëjë akoma sa është beqar apo pasi të fejohet. Nga timbri i zërit dhe nënqeshja djallëzore e Gjetos, gjërat nuk janë tragjike, ai duket sikur ai luan me ndjenjat e vajzës, e fton tek mollët dhe pastaj i thotë “jo, jam çun për shpi unë”. Gjetoja më ngjan me ata “Gjuetarët e Gjimnazeve” që u rrejnë mendjen ca vogëlushëve në stinën e përvëluar të dashurisë.

“o te goja
pa t’i qu mollat te goja
m’prehnin tan o nrrofsha jet”

koment: Dhe si gjithmonë, kemi mbyllje të lumtur, ku djaloshi i premton vajzës dashuri të përjetshme dhe një jetë frutore. Kjo “në prehnin tand unë ndrrofsha jetë” me shkakton shok emocional, rrënqethje shpirterore. Ngaqë më kujton shumë histori me burra që japin shpirt mbi prehërin e grave, si Tristani që vdes në prehërin e Isoldës teksa kjo e fundit e vajton tri orë rresht, ose Krishtin mbi prehërin e Madalenës, ose..

Konkluzioni: Gjetoja nuk është i vetëdijshëm mbi fuqinë artistike të këngëve te tij”.

Etiketa: gjeto lucakengeKlodi Leka

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Norvegjia mund Shqipërinë në “Elbasan Arena”

Norvegjia mund Shqipërinë në “Elbasan Arena"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:20 | 25/12/2025
Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com