Presidenti serb Aleksandër Vuçiç konfirmoi se 4 shtete kanë tërhequr njohjen e Pavarësisë së Kosovës por se nuk mund të tregojë se kush. Ai theksoi se në këtë moment Serbia nuk dëshiron të thotë se cilat katër shtete e kanë tërhequr njohjen e Kosovës. Vuçiç nuk e fsheh se ka një presion të madh që Serbia të njohë Kosovën.
“Çfarë të bëjmë? Kur mendojmë se është më e zgjuara të dalim me të, do ta bëjmë. Do t’ju tregoj katër nota diplomatike, por do t’i mbuloj emrat. Nuk do ta jap me asnjë çmim integritetin territorial të Serbisë!” – tha Vuçiç.