Krim në familje në Kavajë, burri ka vrarë gruan me thikë pas një debati.
Autori është Sami Metushi 50 vjeç, viktima Sose Metushi, ndërsa ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Karpen.
Sipas të dhënave çifti ka pasur shpesh debate, ndërsa i sotshmi ka rezultuar tragjik për gruan.