Kampionati shqiptar ka filluar me polemika, madje gjuha është ashpërsuar ndjeshëm, derisa janë luajtur vetëm 180 minuta dhe vazhdohet të flitet nga trukimet dhe rrezikun e vazhdimit të udhëtimit me këtë fenomen dhe deri tek padi penale për një arbitër, i akuzuar për paravendosje të rezultatit të ndeshjes Kukësi – Teuta. Por çfarë pritet këtë javë në fushën e lojës, duke e marrë të mirqenë që do të luhet vetëm futboll. Skënderbeu do të presë “aleatin” tradicional, Laçin, në një kohë që po i përfliten trofetë, por që nga ana tjetër ka një skuadër tek e cila ia vlen të besosh. Ndërsa kurbinasit nuk kanë kohë për dhurata, pasi çdo pikë e lënë tam und të jetë kosto për renditjen finale. Dy skuadrat e mbërritura nga Kategoria e Parë, Luftëtari dhe Korabi, do të ndeshen midis tyre, por shumë larg shtëpive respektive, në “Elbasan Arena”. Gjirokastritët janë duke e rikonstruktuar stadiumin e tyre, ndërsa dibranët e kanë të dënuar, madje sëbashku me tifozët. Të dy ekipet i kanë ndryshuar totalisht formacionet krahasuar me një vit më parë, por pritet të shënojnë edhe ndonjë gol, pasi ende nuk kanë bërë një gjë të tillë. Vllaznia duhet të tregojë dhëmbët edhe në fazën sulmuese, siç edhe premtoi trajneri Cungu, ndërsa vlonjatët mjafton të përsërisin Flamurtarin e javës së shkuar, kur shkatërruan 5-0 fqinjët nga Gjirokastra.
Teutës nuk i ka mjaftuar vetëm loja e mirë e dy javëve të para dhe nuk ka fitore më të vlefshme, se një ndaj Partizanit në “Niko Dovana”. Por, llogaritë duhen bërë edhe me skuadrën e kuqe, e cila gjithashtu kthesën e ka emergjente. Më në fund tifozët kryeqyetas presin Tiranën e plotësuar, për të hequr edhe këtë alibi e për t’iu kthyer spektaklit që i mungon prej kohësh, ndërsa Kukësi, skuadra që presidenti Gjici e do medeomos kampion, duhet të bëj maksimumin për t’i thyer në shtëpi bardheblutë pas plotë 30 muajsh. Por duhet të presim për të parë edhe sjelljen e arbitrave, pasi nëse vazhdojnë kështu si e kanë nisur nuk ia vlen fare të presim.
Kalendari i javës III
Skënderbeu – Laçi
Luftëtari – Korabi
Vllaznia – Flamurtari
Teuta – Partizani
Tirana – Kukësi