Kategoria e Parë do të vijojë të luajë dy ndeshje interesante të javës së 9-të. Në orën 13:00, në stadiumin “Selman Stërmasi” do të zhvillohet takimi Dinamo-Turbina.
Blutë e kryeqytetit duan kthesën e rezultateve pozitive, teksa nuk fitojnë prej dy ndeshjesh. Ndërsa cërrikasit e Bledar Devollit, me këtë të fundit që do të përballet ndaj ekipit ku sezonin e kaluar ishte zv.trajner do të synojë suksesin e dytë radhazi në kampionat.
Lexo edhe: Flamurtari shkatërron Dinamon dhe kap kreun e Kategorisë së Parë
Në orën 14:00, në stadiumin e qytetit të Burrelit do të luhet ndeshja Burreli-Apolonia. Të dyja ekipet janë pranë vendit të fundit të tabelës së renditjes dhe duan vetëm tre pikët për t’iu larguar sa më shumë zonës së “ftohtë”.