Vendimet e Konferencës së Londrës e vitit 1913 mund të konsiderohen si tragjedia më e madhe e kombit shqiptar.
Copëtimi që iu bë territoreve tona vijon të jetë ende një nga plagët më të mëdha që shqiptarët ia atribuojnë Europës plakë.
Një karikaturë e rrallë e korrikut të vitit 1913 është bërë publike nga “Fotografitë që kanë bërë historinë”.
Karikatura shoqërohet me një dialog imaginer mes Shqiprisë foshnje dhe Europës:
Europa: Oh, pusho, bebushi im!
Shqipëria foshnje: E si mund të hesht me tërë këtë potere që po bëni?
Europa: Po ja që duhet të bësh siç bëj unë dhe duhet të hiqesh sikur s’dëgjon gjë.