1 ton e 283 kilogramë kanabis sativa janë sekuestruar mëngjesin e sotëm në Gjirin e Bristanit, në Karaburun. Droga do të tranportohej me mjete lundruese drejt Italisë .
Policia bën me dije se ka konstatuar në afërsi të bregut të detit 47 çanta të mbushura me lëndë narkotike, të fshehura në 3 vende të ndryshme në pyll, rreth 500 m larg nga Gjiri i Bristanit.
Operacioni po vazhdon ende të zhvillohet nëpërmjet kontrolleve nga toka dhe deti, përgjatë gjithë shtrirjes së Gadishullit të Karaburunit.
Ndërkohë policia po punon për zbulimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në ketë tentativë të trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.