Policia shqiptare ka njoftuar se pas 24 orësh kërkime kanë kapur në ujërat malazeze gomonen me tre trafikantë nga Mali i Zi.
Gomonia rreth 3 m e gjatë, me dy motorë të fuqishëm u pikas dje rreth orës 13:50 teksa lëvizte me shpejtësi në drejtim të Mezo-kanalit, Sazan. Për kapjen e saj u vunë në lëvizje tre shtete Shqipëria, Italia dhe Mali i Zi.
Ndërkohë mësohet se vijojnë hetimet për persona të tjerë të përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës.