Policia e Tiranës ka arrestuar një 19-vjeçar i cili është kapur me kokainë.
19-vjeçari me inicialet A.B, banues në Tiranë, akuzohet për prodhim dhe shitje të narkotikëve, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi kokaine.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale, shtuan të njëjtat burime.