• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kaosi kosovar, nevojë reale për një qeveri teknicienësh

15:44 | 23/02/2016
në Opinion
0

Nga Ben Andoni

Në dukje kaosi i Kosovës nuk ka as edhe një lidhje të vetme me situatën që po kalon Shqipëria, por në thelb Kosova dhe Shqipëria lidhen ngushtë me stabilitetin e tyre dhe atë të rajonit. Ashtu si Kosova edhe Shqipëria ka shenjat e para të një destabiliteti dhe kjo vjen nga varfëria ekonomike së pari dhe së dyti nga loja e pandershme e faktorit politik, ku Parlamenti ngadalë po rrëshqet në një mjedis, ku ligjet shpesh bëhen pa një asistencë të dy palëve.

Lexo edhe

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Kosova përbri saj, po shkon gjithnjë e më larg. Falë mandatit të dështuar të një Presidenteje kukull dhe pa asnjë prestigj, veç tagrit institucional, ajo nuk po mundet të gjejë një udhë qetësie në kalvarin e madh të problemeve kosovare. Më tej akoma, ironia e mëtonjësit të poltronit presidencial Hashim Thaçi ndaj protestuesve të opozitës duket se i ka hedhur edhe më shumë benzinë zjarrit. Inati i të dy palëve në Kosovë nuk di të ndalet dhe tash ka arritur e ka dalë krejt jashtë kontrolli. Gazi lotsjellës, prania e policëve në Kuvend, mbledhja e firmave të presidentit, gjyqi kundër opozitarëve tregojnë se Kosova s’ka më busull. Dhe, për ironi duket se edhe gjuha e të huajve po i përshtatet krejt mjedisit. Ambasadori amerikan dhe ai britanik, dy vendeve kryesore sponsorizuese të pavarësisë, nuk ndalen në deklaratat e tyre, madje edhe duke gabuar taktin në qëndrimin si palë. Aq sa edhe pse paradoksalisht, ndaj atij amerikan u inicua një peticion kundër.

Larg këtyre, ajo që të shkon ndërmend për kthimin në normalitet është se të dy palët duhet të ishin më të ndershme në qëndrimet e tyre: qeveria në paaftësinë për t’u përfaqësuar me transparencë, opozita për mjetet e dhunshme që po përdor. Është më se e vërtetë që për të ardhur në pushtet duhet respektuar mandati kushtetues, por në rastin e Kosovës është shkuar aq larg saqë vetëm zgjedhjet e parakohshme mund të jenë një zgjidhje imediate. Por, kujdes këtu: që të ketë zgjedhje të tjera duhet një Ligj i ri Zgjedhor dhe në këtë përplasje që është në Kosovë, askush nuk e ka menduar si planin B, reformën në këtë Ligj jetik. Habitshëm, opozita do të futet në zgjedhje po me të njëjtin ligj.

Presidentja e Kosovës, paçka rezervave që kanë me sa duket të gjithë, do të duhej edhe njëherë të bënte një sforco të fundit për t’i ulur palët, duke shfrytëzuar dhe ndërkombëtarët në arritjen e një marrëveshje për krijimin e një qeverie teknike, që do të përgatiste zgjedhjet, por edhe zgjedhjen e Presidentit prej popullit. Teksa të gjithë palët, si shenjë të vullnetit të mirë, duhet të ulnin gjakrat me një ngrirje të vendimeve të Asosacionit dhe Demarkacionit, e në apel duhet të dalë nevoja e një kushtetute të re, sepse aktualja ka nevojë të riparohet. Por të gjithë këtë punë duhet ta bënin teknicienët dhe jo politikanët, që e kanë përcjellë në këtë nivel Kosovën si edhe kolegët e tyre, shtetin e saj Amë, Shqipërinë. Është e vetmja mënyrë e qetësisë dhe jo zgjidhja e sforcuar e Thaçit President, që me sa duket do të ndodhë me forcën e kartonit, e më dobësinë e logjikës.

/javanews.al/

Etiketa: AsosacionitBen AndoniDemarkacionitkaosi kosovarKosovaqeveri teknicienëshrajoniShqiperiastabiliteti

Të Lidhura

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

nga 27
11:42 | 14/06/2023
0

Nga Edward P. Joseph Nëse është që mund ta kuptojë përplasjen e shëmtuar dhe të panevojshme mes Shteteve të Bashkuara...

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

nga 27
17:05 | 09/03/2023
0

Nga Andi Bushati – Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë...

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

nga 27
21:01 | 08/03/2023
0

Nga Myslym Murrizi –  E Nderuar Zj Kim! Meqenese sot mora vesh qe ke levizur “ der” me “ der”...

Rrëfimi i një polici

Rrëfimi i një polici

nga 27
21:45 | 07/03/2023
0

Nga Anila Hoxha – Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka...

Para

46-vjeçarja më seksi në botë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kriminelët në veri të Kosovës

Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –

17:00 | 21/09/2023
Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

12:11 | 21/09/2023
Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët e ushtarakët –

Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët e ushtarakët –

11:22 | 16/09/2023
Gjykata lë në burg 29 të arrestuarit e operacionit “Tempulli” –

Gjykata lë në burg 29 të arrestuarit e operacionit “Tempulli” –

12:57 | 15/09/2023
Shisnin drogë në lokal, arreston katër persona në Krumë –

Shisnin drogë në lokal, arreston katër persona në Krumë –

12:57 | 15/09/2023

Më Të Lexuarat

  • Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –
  • Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –
  • Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët e ushtarakët –
  • Gjykata lë në burg 29 të arrestuarit e operacionit “Tempulli” –
  • Shisnin drogë në lokal, arreston katër persona në Krumë –
  • Beteja me flakët, flet kreu i Sindikatës së zjarrfikësve: Kopshtet në rrezik nga veshja…

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –
  • Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com