Policia ka vënë në pranga një 62-vjeçar në Tropojë pasi kanosi me armë zjarri kushëririn e tij.
Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale Z.A., banues në fshatin Kasaj. Dyshohet se për motive të dobëta, ai kanosi 57-vjeçarin me iniciale R. A., banues po ashtu në fshatin Kasaj.
Uniformat blu po vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe gjetjen e armës.