Një kamerier i punësuar në njërin prej bareve në Dhërmi është mërzitur me punëdhënësit duke ikur nga puna bashkë me xhiron ditore.
Mësohet se i riu është larguar pak para se të mbyllte turnin në njërin prej bareve të Dhërmiut, i cili njihet për një ndër zonat me çmimet më të shtrenjta në rivierën e jugut.
Pasi kanë konstatuar largimin e tij, menaxherët kanë njoftuar policinë duke dhënë edhe të dhënat e të riut, i cili lëvizte me një “Golf” të bardhë. Siç duket edhe nga planet, policia i është vënë pas nga Dhërmiu duke e kapur të riun në Vlorë.