Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia greke ditën e sotme, pasi janë kapur me një çantë me drogë. Operacioni është zhvilluar në mesnatë në Molivdhoskepasto nga policia greke. Mësohet se shtetasit shqiptarë kanë kaluar kufirin Shqipëri-Greqi në këmbë, teksa transportonin çantën me drogë.
Sakaq, është sekuestruar çanta e cila përmbante 6 pako me 6 kg 250 gramë marijuanë.