Pas një auditimi Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori, Drejtorin e Spitalit Psikiatrik të Vlorës.
Pas kallëzimit KLSH i ka propozuar ministrit të Drejtësisë, largimin e tij nga detyra.
Në një njoftim për mediat bëhet me dije se drejtori i ka shkaktuar shtetit një dëm ekonomik prej 36.4 milionë lekë.
Nga auditimi rezultuan një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore e nënligjore në fuqi, të kryera nga drejtori i Spitalit.
KLSH ka vërejtur se ky institucion, ka shkelur të paktën në 10 raste ligjin.