Policia kufitare e Kakavijës ka ndaluar një shtetas italian, pasi iu gjetën në automjet rreth 74 mijë euro. R.G, 56 vjeç banues në Itali është shoqëruar në policinë e Gjirokastrës, por do të procedohet në gjendje të lirë për “Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Nuk dihet ende aktiviteti i italianit, por hetimet në ngarkim të tij do vijojnë.
Njoftimi i policisë
Procedohet në gjendje të lirë një shtetas italian për veprën penale “Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Në datë 25.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për shtetasin R.G, 56 vjeç banues në Itali, pasi:
Në Pikën Kufitare Kakavije, nga punonjësit e policisë në vijën e dytë të kontrollit, në automjetin e tij iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale shuma prej 74.600 euro të cilat nuk i kishte deklaruar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.