• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kafja e Madhe/ Si po rrënohet simboli i qytetit të Shkodrës

22:00 | 27/10/2016
në Shqiperi
0

“Te tanë e fotografojnë e ikun e shkojnë. Kurkush s’ven dore n’te. Me t’ardhe gjynah e marre..si me e lanë Kafen e Madhe tash sa vjet n’ket fare feje”

Është ky reagimi i një shkodrani të moshuar, kur na sheh duke fotografuar Kafen e Madhe. Ndalet e na pyet, nëse dimë se ç’fat do të ketë kjo godinë, dikur krenaria e qytetit të Shkodrës. Nis e tregon se çfarë simbolizon për të Kafja e Madhe: “…kam pi kafen e parë të jetes teme n’at’ veń… tash m’vjen me kja sa her e shoh… kena kalu rinine te ky veń.”

Lexo edhe

Çantë e dyshimtë në Vlorë, dyshime për tritol

Mjekja e ekipit shqiptar në Turqi: Po punojmë në një pallat 8-katësh

“McGonigal synonte të pasurohej përmes lobimit”

Si ky shkodran i vjetër ka dhe të tjerë që ndalin e të shohin me çudi pse e fotografojmë atë godinë të harruar prej gjithkujt.

Gjëja më e thjeshtë për të gjetur në Shkodër është pikërisht ajo, “Kafja e Madhe”. Të gjithë ata që jetojnë në atë qytet apo ata që e vizitojnë, e kanë pikë reference. Është vendi ku mblidheshin shkodranët dhe të gjithë ata që dëshironin të njihnin e të preknin thelbin e këtij qyteti.

Ka një konstruksion të stilit austro-hungarez si kafanetë e Vjenës në periudhën e Habsburgëve. Konstruksioni i kafes së Madhe është realizuar nga Koli Idromeno. Ishte ambjenti më luksoz  në Shkodër. Atje mblidhej gjithë elita. Pak ditë më parë 27.al publikoi një fotografi ku ishin bashkë personalitete të shquara të viteve ’30, të mbledhur te Kafja e Madhe, që nga Lasgushi, Gaqo Tashko, Lola Gjoka, Ernest Koliqi, Dom Nikoll Koliqi, Tefta Tashko, Asdreni, Gjergji Canco dhe Koço Tashko.

foto-kolloset_1477380517-5683215Kafja e Madhe kishte shumë hapësirë. Interiori ishte me pasqyra. Kishte disa seri tavolinash, një bilardo në një vend anësor, ndërsa pjesa tjetër ishte një bar i madh ku bëhej vetëm kafe. Ishte një sallë e madhe që të shërbehej kafe. Në Kafen e Madhe shkonin shtresat e mesme dhe të larta. Vizitohej patjetër nga çdo i huaj që vinte atje dhe janë pikërisht ata që i dhanë famën e mirënjohur Kafes së Madhe në Shkodër. Kafja e Madhe është një ndër fotografitë e gdhendura në kartolinat austriake në vitin 1914.

Me ardhjen e regjimit komunist sigurisht që e humbi  një pjesë të identitetit të saj, por megjithatë në vitet 1960 u klasifikua si monument kulture. Pas vitit 1990 nisën hallet më të mëdha për Kafen e Madhe. Ato lidhen me problematikën mbi pronësinë e saj aq sa edhe me indiferencën e autoriteteve për ta trajtuar atë si monument kulture.

Ja si ishte dikur Kafja e Madhe:

kafja_madhe

Por si duket sot Kafja e Madhe. Si një gjë e huaj mu në mes të pjacës, pa sharmin e së shkuarës. Ishte simboli i këtij qyteti, por që po rrënohet dita-ditës. Kjo godinë është sot e mbyllur duke u rrënuar në pritje të restaurimit që nuk po do të nis. Përreth Kafes së Madhe Shkodra ka marrë tjetër pamje, është restauruar thuajse çdo detaj i saj duke gëzuar pamjen që i takon këtij qyteti. Ndrsa nëpër dritaret e Kafes së Madhe shfaqen postera me njoftime për koncerte këngëtarësh tallava, duke e kthyer fasadën e saj si ato tabelat e dikurshme të emulacionit, ku shfaqej shëmtia e parullave të komunizmit e ndonjëherë fletërrufetë për të padisplinuarit e klasës.

Ja si duket sot Kafja e Madhe. Shiheni përmes fotografive të realizuar nga 27.al.

1

2

3

4

Etiketa: austro-hungarezkafanetë e VjenësKafja e MadheKoli IdromenoShkodrastiltallava

Të Lidhura

lajmi fundit

Çantë e dyshimtë në Vlorë, dyshime për tritol

nga 27
22:37 | 07/02/2023
0

Dyshime për tritol në Vlorë. Një cantë e zezë e dyshimtë është gjetur pranë një automjeti dhe dyshohet se ka...

Mjekja e ekipit shqiptar në Turqi: Po punojmë në një pallat 8-katësh

Mjekja e ekipit shqiptar në Turqi: Po punojmë në një pallat 8-katësh

nga 27
21:37 | 07/02/2023
0

Mjekja e ekipit shqiptar të emergjencave ka treguar përmes një audio-regjistrimi se po punojnë në një pallat të shembur 8-katësh....

“McGonigal synonte të pasurohej përmes lobimit”

“McGonigal synonte të pasurohej përmes lobimit”

nga 27
21:29 | 07/02/2023
0

Ish-agjentja speciale e Byrosë Federale të Hetimeve, Coleen Rowly, flet mbi rastin e ish zyrtarit të lartë të kundërzbulimit të...

Punonjësja e “Fed Invest” merr kredi në emër të klientit

Punonjësja e “Fed Invest” merr kredi në emër të klientit

nga 27
21:23 | 07/02/2023
0

Një qytetar nga Tirana tregon se vjehrra e tij mori një kredi në institucionin financiar “Fed Invest” në vitin 2020...

Para
Ekspozita Antropo-Fenomenologji e Oltsen Gripshit

Ekspozita Antropo-Fenomenologji e Oltsen Gripshit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zjarr në një rafineri të naftës ruse në kufi me… –

Zjarr në një rafineri të naftës ruse në kufi me… –

13:51 | 08/02/2023
Angli/ Klubi i bën dalje “bomberit” shqiptar –

Angli/ Klubi i bën dalje “bomberit” shqiptar –

13:45 | 08/02/2023
Presim vendim për Mediun –

Presim vendim për Mediun –

13:33 | 08/02/2023
Skandali McGonigal, nesër mblidhet Kryesia e PD

“Business Insider” mbi lidhjet Rama-McGigal: Favore korruptive –

13:31 | 08/02/2023
Zbulohet portreti i lashtë në Arabi –

Zbulohet portreti i lashtë në Arabi –

13:25 | 08/02/2023

Më Të Lexuarat

  • Zjarr në një rafineri të naftës ruse në kufi me… –
  • Angli/ Klubi i bën dalje “bomberit” shqiptar –
  • Presim vendim për Mediun –
  • “Business Insider” mbi lidhjet Rama-McGigal: Favore korruptive –
  • Zbulohet portreti i lashtë në Arabi –
  • Sunak mirëpret Zelensky në Mbretërinë e Bashkuar –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zjarr në një rafineri të naftës ruse në kufi me… –
  • Angli/ Klubi i bën dalje “bomberit” shqiptar –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com