• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ka një lajm për Plakun e Surrelit: Nuk ia ka frikën njeri, jo më gazetarët

17:40 | 03/12/2019
në Opinion
1
27.al, logo për editoriale

27.al, logo për editoriale

Që kur pllakosi zezona e këtij tërmeti, Plaku i Surrelit nisi ethshëm të kërkojë një shkaktar të kësaj gjëme. Zoti ndoshta është fajtor, por i duhen paret e fondacionit të Elvis Naçit. Ndaj nisi të kërkojë rrotull. As Lali, as Erion Braçe nuk i doën në pritshmëritë e duhura të mërisë, ndaj vendosi ta gjejë armikun e brendshëm tek mediat, gazetarët kriminalë, përhapësit e panikut dhe më the të thashë.

Kështu që del e i kanos përditë. Ashtu si në tym, i fut të tërë në një thes, të gjithë fajtorë pse raportojnë dhe nuk i binden mesazheve të Fugës që mos e nxirr këtë koment, mos e boto këtë lajm.

Lexo edhe

Betejat tona kundër perandorive të vdekura!

Si mbetën shqiptarët lakuriq me duar në xhepa

Mirela! Dil pastro plazhet nga gjallesat me dy këmbë, po na vrasin

Sot, madje i Përndrituri, të cilit i shkoi vetë në mendje puna e hoteleve dhe, i vajti mendja edhe tek ligji japonez për mediat në rastet e fatkeqësive natyrore. Autoritetet e mirënjohura aziatike ua bëjnë mediave 8 me 2, kur ka ngjarje të këtilla.

Tani, e para duhet të lëvdojmë Plakun e Surrelit që në këto ditë të ngjeshura ka aq shumë kohë të lirë, sa të qëmtojë ligjet e Japonisë, por me siguri nuk do ketë patur kohë mjaftueshëm të qëmtojë dhe qeverisjen e atij vendi. Përndryshe do të kishte vënë re që ata kanë qeveri dhe jo reality apo telenovelë turke. Do kishte parë që japonezët të parën kanë dinjitetin njerëzor dhe çdo kryeministër i tyre do kishte bërë hara-kiri, nëse shefat e tij të policisë vidhnin ndihmat humanitare.

Ata kanë një kryeministër që del në televizor, kur është shumë-shumë e nevojshme dhe jo që pa ardhur sabahu deri në aksham.

Por, nejse, tani fajin e kanë mediat. E mësuam dhe që do të ndëshkohen, do bëhen shembull, sepse madje tërmeti është një komplot mediatik, pasi ai nuk ka ndodhur, por janë gazetarët që i kanë tundur themelet e tokës, pasi i prekën damarët e saj në Kanalin e Kuçedrës te Gjiri i Lalzit.

Prandaj, Plaku i Surrelit po shkumon çdo ditë ndaj mediave, vetëm një gjë të vogël si nuk e kuptoi, aq i mençëm dhe i squt sa është: Pse nuk tuten? Pse nuk ia kanë frikën?

Kush i frigohet më një burri të vjetër, të lodhur që nuk kërcënon më as të vetët? Ja u gafurret atyre, ata ulin kokën dhe bëjnë sikur e dëgjojnë, por sa dalin poshtë zgrepin ndonjë gjë, i shajnë të munduarit, i përzënë. As ata nuk i frikëson më Plaku i Surrelit, jo më gazetarët, pasi askujt nuk i kall më datën, njësoj si ai qeni që i lehte dje “Rama ik!”, por një mut të kafshon.

Etiketa: Elvis NaçiethshëmfajtorfondacionigjemeGjiri i lalzitKa një lajm për Plakun e Surrelit: Nuk ia ka frikën njeri jo më gazetarëtKanali i KuçedrësPlaku i Surrelitrama ik

Të Lidhura

Burrështetasve shqiptarë nuk u mungon gjithaq mençuria, sa ndershmëria!

Betejat tona kundër perandorive të vdekura!

nga 27
10:17 | 12/08/2022
0

Nga Kim Mehmeti Te disa ‘kalemxhinj’ dhe qarqe mediatike shqiptare – kryesisht në Prishtinë – mbisundon mendësi e përafërt me...

Si mbetën shqiptarët lakuriq me duar në xhepa

Si mbetën shqiptarët lakuriq me duar në xhepa

nga 27
11:33 | 08/08/2022
0

Nga Artan Fuga Si mbetën shqiptarët lakuriq me duar në xhepa, u shkatërrua konsumatori, dhe tani, Zoti merr hak, edhe...

“Idiotët e ujit vrasin”/ Fëmija u godit nga skafi, deputeti shqiptar rrëfen tmerrin

Mirela! Dil pastro plazhet nga gjallesat me dy këmbë, po na vrasin

nga 27
11:05 | 06/08/2022
0

Nga Irena Beqiraj Mirelë! Dil pastro e siguro plazhet nga gjallesat me dy këmbë ! Për një njeri që noton...

Si mund të bëhet kurban një ditë e bukur…

Ne jemi me policinë. Po policia me kë është?

nga 27
12:40 | 04/08/2022
0

Nga Lutfi Dervishi Si ndodhi që figura e policit është zhvendosur nga rubrika e satirës dhe humorit te kronika e...

Para
S’është barcaletë/ Kryebashkiaku milioner i PS: I thashë babës që për tërmetin të japë gjysmën e pensionit (film)

S'është barcaletë/ Kryebashkiaku milioner i PS: I thashë babës që për tërmetin të japë gjysmën e pensionit (film)

Comments 1

  1. Pingback: Ka një lajm për Plakun e Surrelit: Nuk ia ka frikën njeri, jo më gazetarët – Buletini

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kryeministër vetëm 115 ditë, Abazoviç: Krimi i organizuar vazhdon të përdorë tentakulat e tij

Kryeministër vetëm 115 ditë, Abazoviç: Krimi i organizuar vazhdon të përdorë tentakulat e tij

08:01 | 20/08/2022
Rrëzimi i qeverisë në Malin e Zi, Abazoviç: Krimi i organizuar ka drejtuar në 30 vite këtë shtet

50 vota rrëzojnë kryeministrin Abazoviç, bie qeveria e Malit të Zi

07:51 | 20/08/2022
“Sapo iu dridh karrigia i ra ndërmend se është shqiptar”, deputeti pro shkarkimit të Abazoviç

“Sapo iu dridh karrigia i ra ndërmend se është shqiptar”, deputeti pro shkarkimit të Abazoviç

23:34 | 19/08/2022
Jahtet luksoze në garë për t’u mbushur me naftë në Sarandë, gazetari: E blejnë 3 herë më lirë

Jahtet luksoze në garë për t’u mbushur me naftë në Sarandë, gazetari: E blejnë 3 herë më lirë

23:26 | 19/08/2022
Ishte parkuar përpara burgut në Berat, shpërthen në flakë makina e gardianit

Ishte parkuar përpara burgut në Berat, shpërthen në flakë makina e gardianit

23:00 | 19/08/2022

Më Të Lexuarat

  • Kryeministër vetëm 115 ditë, Abazoviç: Krimi i organizuar vazhdon të përdorë tentakulat e tij
  • 50 vota rrëzojnë kryeministrin Abazoviç, bie qeveria e Malit të Zi
  • “Sapo iu dridh karrigia i ra ndërmend se është shqiptar”, deputeti pro shkarkimit të Abazoviç
  • Jahtet luksoze në garë për t’u mbushur me naftë në Sarandë, gazetari: E blejnë 3 herë më lirë
  • Ishte parkuar përpara burgut në Berat, shpërthen në flakë makina e gardianit
  • “Gjuetia e spiunëve”/ PS me 2 ligje të reja, ja si do ndalohet regjistrimi i partive me kryetar ish-sigurims

© Copyright 27.al © 2020. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kryeministër vetëm 115 ditë, Abazoviç: Krimi i organizuar vazhdon të përdorë tentakulat e tij
  • 50 vota rrëzojnë kryeministrin Abazoviç, bie qeveria e Malit të Zi

© 2022 27.al Dev by waredope.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2022 27.al Dev by waredope.com