Përmes ironisë, aktori Julian Deda nënkupton se artistët që kanë ndërruar mendje për “fatin” e Teatrit Kombëtar janë blerë nga krybashkiaku Veliaj.
“Unë propozoj, që godina e vjetër e Teatrit Kombëtar të prishet dhe në vend të saj të mos ndërtohet asnjë teatër i ri por të bëhen sa më shumë kulla. Madje të mos ndërtohet fare një teatër, as aty dhe as në ndonjë vend tjetër, se nuk kemi ç’e duam, s’kemi ç’shohim në të. P.s. Po, po, mos u çudisni. Kam ndryshuar mendje që sot në drekë kur me erdhi nje person dhe me dha një zarf të madh me Euro dhe një ftesë për të parë punimet e instalimeve elektrike në shtëpine e re të Lali Erit”, shkruan aktori.