Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Johnny Depp aktor në filmin serb kundër Kosovës

Nga Media 0

Shteti serb edhe njëherë po mundohet që përmes artit të shtrembërojë të vërtetën rreth krimeve kundër popullatës civile gjatë vitit 1999.

Në fillim të muajit mars, në më shumë se 100 vende në Serbi, Kosovë, Mal të Zi, Bosnje dhe në të gjithë Ballkanin, do të fillojnë xhirimet e filmit dokumentar rreth bombardimeve NATO-s gjatë vitit 1999.

Filmi do të përkthehet në tetë gjuhë dhe si protagonist kryesor pritet të jenë Nikita Mihalkov dhe Johnny Depp.

Pas premierës që do të jepet më 24 mars të vitit të ardhshëm në Serbi, në kuadër të njëzet vjetorit të bombardimeve të NATO-s për të parandaluar krimet serbe në shtetin e Kosovës, planifikohet që filmi të shfaqet në të gjithë botën, madje edhe në vendet e NATO-s.

Në film do të përfshihen histori të viktimave të bombardimeve, duke përfshirë edhe efektet e uraniumit të varfëruar dhe hedhjes së kimikateve në ujëra, por nuk do të dëshmohen krimet serbe në Kosovë.

“Dua që bota nëpërmjet këtij filmi të shikojnë se kë e bombarduan dhe se ne nuk jemi “njerëz të egër” në Ballkan, por njerëzit e kulturave të lashta, ku botës i kemi dhënë Teslën, Pupinin, Milutin Milankoviçin”, shpjegon producenti i filmit, Nemanja Nedeljkoviç.

Filmi do të paraqesë dëshmi për një katastrofë ekologjike, jo vetëm në Serbi, por edhe në të gjithë Ballkanin, ku do të përfshihen edhe ekspertë nga disa prej institucioneve më të famshme shkencore në botë.

http://fax.al/read/article/17263076/xhirime-edhe-ne-kosove-serbia-angazhon-johnny-deppin-per-nje-film-kunder-bombardimeve-te-nato-s-gjate-vitit-1999

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej