“Jo lojtarë me dy shtetësi”, Xhaka i përgjigjet Federatës së Futbollit të Zvicrës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Jo lojtarë me dy shtetësi”, Xhaka i përgjigjet Federatës së Futbollit të Zvicrës

19:10 | 08/07/2018
në Sport
0

Granit Xhaka nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij të madh ndaj Federatës së Futbollit të Zvicrës, e cila doli me një propozim për të mos lejuar të luajnë për Zvicrën lojtarët me dy shtetësi. Federata është përpjekur të tërhiqet nga propozimi.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Zvicrës Alex Miescher ka ndezur një debat të ashpër në Zvicër lidhur me dyshtetësinë e futbollistëve. Në një intervistë ai ka pyetur: «A na duhen qytetarët me dy shtetësi»? Sulmet kanë qenë të drejtuara kundër Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit për shkak të gjestit të tyre me shqiponjë në ndeshjen e Zvicrës kundër Serbisë.

Në një intervistë për agjencinë zvicerane të lajmeve SDA Granit Xhaka ka reaguar ashpër kundër deklaratave të Alex Miescher. «Ai i ka zhgënjyer lojtarët e tanishëm si unë dhe të ardhshmit me dy shtetësi», tha futbollisti shqiptar me shtetësi zvicerane. Xhaka u ankua se shpesh gjatë ndeshjeve të Zvicrës futbolli nuk ishte në qendër të vëmendjes. Pas ndeshjes kundër Serbisë, sipas tij, u bë fjalë vetëm për shqiponjën.

Read more

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

Xhaka hodhi poshtë kritikat se ai është arsyeja për dështimin në 1/8. «Jo. Shikoni rezultatet tona në kualifikime. Pothuajse nuk kemi lejuar të pranojmë gola dhe gati përherë kemi shënuar. Kundër Suedisë kemi bërë gabime defensive dhe në ofansivë kemi bërë shumë pak – për këtë shkak nuk do ta kishim merituar të jemi në çerekfinale».

Xhaka tha se gjatë Kampionatit Botëror sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Zvicrës Alex Miescher i kishte siguruar lojtarët se do të bëjë gjithçka për të na mbrojtur – «pastaj tri ditë pas largimit nga Kampionati pasojnë këto deklarata të tij». Xhaka tha se ishte përfundimisht i irrituar nga këto deklarata. «Nga rreshtat e tij dëgjoj se ai neve me shtetësi të dyfishtë nuk na beson se japim gjithçka për Zvicrën. Kjo drejtohet direkt kundër meje dhe disa të tjerëve me dy nacionalitete. Për mua kjo tingëllon sikur unë dhe kolegët e mi nuk shkojmë deri në fund kur bartim bluzën e Zvicrës». Xhaka tha se tri ditë pas një disfate të hidhur në Rusi gjëra të tilla nuk duhet të bëhen.

«Për mua dhe me siguri edhe kolegët tjerë të ekipit është e habitshme të dëgjojmë këso komentesh nga Alex Miescher. Ne jemi të gjithë zviceranë dhe japim gjithçka për kombëtaren e Zvicrës – secili prej nesh, sepse të gjithë e dimë dhe jemi mirënjohës se çfarë ka bërë Zvicra jonë për ne dhe familjet tona». Xhaka tha se me këtë propozim të panevojshëm Alex Miescher ka shkaktuar shumë habi dhe shumë njerëz i ka zhgënjyer. Xhaka tha se mendon se Alex Miescher i ka rishikuar komentet e tij të Kohës së Gurit, të cilat drejtoheshin kundër zviceranëve me dy shtetësi. Në pyetjen nëse kjo deklaratë e Miescher mund të shkaktojë tensione brenda ekipit, Xhaka tha: «Jo, fare. Këso marrëzish ka herë pas here. Ne tani duhet të përgatitemi për Kampionatin Europian dhe kemi gjëra më të rëndësishme para vetes».

Pas kritikave të ashpra Federata Zvicerane e Futbollit ka thënë se nuk është kundër shtetësive të dyfishta të lojtarëve dhe ka shprehur, siç thuhet, keqardhje për krijimin e përshtypjes se Federata nuk sillet në mënyrë korrekte apo sillet në mënyrë diskriminuese ndaj lojtarëve me dy shtetësi. /DW

Etiketa: FederataGranit XhakashqiponjaXherdan ShaqiriZvicër

Të Lidhura

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

nga 27 ok
10:11 | 21/03/2025
0

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45....

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

nga 27 ok
19:02 | 25/02/2025
0

Ekipi "BM Taekwondo" ka shkëlqyer në "Open Tirana 2025", një nga eventet më prestigjioze të Taekwondo-së, zhvilluar më 22 dhe...

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Një finale e parakohshme. Shorti i fazës “playoff” përcaktoi që Manchester City të përballet me Realin e Madridit për një...

Para
Hudhër me limon për të pastruar enët e gjakut në 40 ditë

Hudhër me limon për të pastruar enët e gjakut në 40 ditë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com