Autoritetet e Kroacisë kanë ndaluar që prej dy ditësh ideatorin e banderolës “Autochthonous” që u ngrit në stadiumin “Partizani” në Beograd.
Ismail Morina ka udhëtuar drejt Shqipërisë me 5 qershor për të parë për herë të fundit babain që i kishte ndërruar jetë.
Hyrjet dhe daljet e “Ballistit” janë bërë në mënyrë klandestine, pasi pasaporta dhe dokumentet e tjera të tij i janë mbajtur pas arrestimit të tij një vit më parë, para ndeshjes Shqipëri-Serbi.
Mësohet se Ismail Morina është ndaluar në pikën kufitare mes Malit të Zi dhe Kroacisë, ndërsa do të udhëtonte drejt Italisë, ku edhe jeton.
Pas kësaj familjarët e Ismail Morinës i bëjnë thirrje shtetit të ndërhyjë tek autoritetet kroate, pasi i frikësohen një ekstradimi në Serbi, ku është lëshuar edhe urdhër-arresti që pas ngritjes së dronit mbi stadium.
“Ekstradimi i tij në Serbi do të ishte rrezik për jetën e Ismailit”, thonë të afërmit e tij.
/gazetatema.net/