Koncerti i Rita Orës në Prishtinë është komentuar nga shumë media të huaja, ndërsa Metro e ka cilësuar shqiptaren një perëndeshë të vërtetë në atdheun e saj.
Britanikja shkruan:
Rita Ora vërtetoi se shtëpia është atje ku është zemra me rikthimin në atdhe me rastin e festimeve të 10 vjetorit të pavarësisë. Familja e saj u largua nga vendi i shkatërruar nga lufta në vitin 1991, por ajo gjithnjë është krenuar me prejardhjen e saj. Rita u shpreh se do performojë si mike dhe ambassadore në atdhe. Një 2018 intensive për Ritën dhe jemi vetëm në ditën e 49.