Janullatos jep mesazhin pas daljes nga spitali: Dashuria, gjëja më e vyer që ekziston në botë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Janullatos jep mesazhin pas daljes nga spitali: Dashuria, gjëja më e vyer që ekziston në botë

16:34 | 23/11/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryepeshkopi Anastas Janullatos ka fituar betejën me virusin e rëndë COVID-19, ndërsa sot ka lënë spitalin. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë thekson se Janullatos do të vazhdojë trajtimin mjekësor të nevojshëm në shtëpi, në Athinë.

Në mesazhin e publikuar në facebook nga Kisha Autoqefale, Kryepeshkopi Janullatos shpreh mirënjohjen e tij për mjekët dhe infermierët e Pavijonit të Terapisë Intensive, ndërsa falënderon Perëndinë për ecurinë e kësaj sprove të rëndë.

Mesazhi i plotë:

Read more

PS-PD votojnë rezolutën për integrimin në BE, abstenon vetëm një deputet –

Liqenorët s’e ndalin hapin drejt Superiores, Pogradeci “kërcënon” hapur Teutën –

Juristja shqiptare bëhet Zonja e Parë e landit të rëndësishëm gjerman –

Ranë dakord që Ngushtica e Hormuzit duhet të jetë e hapur –

Kryepiskopi Anastas del nga Spitali
Falënderimet e tij të përzemërta
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastasi, pas një trajtimi mjekësor dymbëdhjetëditor në Pavijonin e Terapisë Intensive të Spitalit “Evangelismos”, do të vazhdojë trajtimin mjekësor të nevojshëm në shtëpi, në Athinë.

Duke lavdëruar Perëndinë për ecurinë e kësaj sprove të rëndë, Kryepiskopi shpreh mirënjohjen e tij për mjekët dhe infermierët e Pavijonit të Terapisë Intensive, nën drejtimin e profesoreshës znj. Anastasia Kotanidhu.
Fortlumturia e Tij falënderon nga thellësia e zemrës për urimet vëllazërore shumë të vyera Tërëshenjtërinë e Tij, Patriarkun Ekumenik, z. Vartholome; Fortlumturitë e tyre, patriarkët e Aleksandrisë, z. Theodhor; të Antiokisë, z. Joan; të Jeruzalemit, z. Theofil; të Moskës, z. Kirill; Fortlumturitë e tyre, Kryepiskopin e Qipros; z. Krisostom dhe të Athinës, z. Jeronim, si edhe shumë hierarkë të tjerë të shtrenjtë. Kryepiskopi falënderon ngrohtësisht Hirësinë e Tij Bujar Spahiu, Kryetar i Komunitetit Mysliman, Kryegjyshin Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Arqipeshkvin Mitropolitan të Shkodrës, Mons. Anxhelo Masafra.
Ai shpreh falënderime të ngrohta për mbështetjen e ngrohtë të Shkëlqesive të tyre, për Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta; për Kryeministrin, z. Edi Rama; për Presidenten e Republikës së Greqisë, znj. Ekaterini Sakelaropulu; Kryeministrin, z. Kiriako Mitsotakis; për ish-presidentët e Republikës së Greqisë, z. Prokopi Pavlopulos dhe z. Kristo Sarcetakis; për kryetarin e Opozitës Parlamentare, z. Aleksi Cipras; për ish-kryeministrin, z. Andonis Samaras; për ministrat z. Niko Dendias dhe Miltiadhis Varvitsiotis; për z. Miki Theodhoraki, për Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi; për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj; për kryetarin e PBDNJ-së, z. Vangjel Dule; për gazetarë shqiptarë dhe grekë.
Gjithashtu, falënderon me të gjithë zemrën miqtë e panumërt, klerikë dhe laikë, të njohur dhe të panjohur, që e mbështetën me lutjet e përzemërta dhe me shprehjet spontane të dashurisë së tyre gjatë kësaj kohe.
Pjesëmarrja e heshtur në vuajtjen e popullit të Perëndisë ndihmon në mënyrë mistike në arritjen e kohezionit social. Dashuria spontane e sinqertë gjithmonë fal fuqi në çastet e vështira të njerëzve. Dashuria është gjëja më e vyer që mund të ekzistojë në botë.
Nga Sekretaria e Sinodit të Shenjtë
Tiranë, 23 nëntor 2020

Etiketa: COVID-19Kisha Orthodhokse Autoqefale e ShqipërisëKryepeshkopi Anastas Janullatos

Të Lidhura

PS-PD votojnë rezolutën për integrimin në BE, abstenon vetëm një deputet –

PS-PD votojnë rezolutën për integrimin në BE, abstenon vetëm një deputet –

nga 27
17:07 | 14/05/2026
0

Në një zhvillim të rrallë politik në Parlament, mazhoranca dhe opozita kanë bashkuar votat për të miratuar projekt-rezolutën për procesin...

Liqenorët s’e ndalin hapin drejt Superiores, Pogradeci “kërcënon” hapur Teutën –

Liqenorët s’e ndalin hapin drejt Superiores, Pogradeci “kërcënon” hapur Teutën –

nga 27
15:29 | 14/05/2026
0

Pogradeci do të luajë këtë të shtunë në transfertë përballë Teutës, në ndeshjen e vlefshme për “play-out” e elitës së...

Juristja shqiptare bëhet Zonja e Parë e landit të rëndësishëm gjerman –

Juristja shqiptare bëhet Zonja e Parë e landit të rëndësishëm gjerman –

nga 27
15:13 | 14/05/2026
0

Pas fitores në zgjedhje të bashkëshortit të saj, Flavia Zaka papritur u gjend në qendër të vëmendjes publike – dhe...

Ranë dakord që Ngushtica e Hormuzit duhet të jetë e hapur –

Ranë dakord që Ngushtica e Hormuzit duhet të jetë e hapur –

nga 27
14:49 | 14/05/2026
0

Shtëpia e Bardhë, ka lëshuar një komunikatë rreth takimit të presidentit amerikan, Donald Trump, me atë të Kinës, Xi Jinping....

Para
“Paketa Anti-Shpifje”, delegacioni i Venecias nis takimet në Tiranë

Nuk ka ndodhur kurrë/ Qeveria nuk konfirmon takimin me përfaqësuesit e Komsionit të Venecias

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

PS-PD votojnë rezolutën për integrimin në BE, abstenon vetëm një deputet –

PS-PD votojnë rezolutën për integrimin në BE, abstenon vetëm një deputet –

17:07 | 14/05/2026
Liqenorët s’e ndalin hapin drejt Superiores, Pogradeci “kërcënon” hapur Teutën –

Liqenorët s’e ndalin hapin drejt Superiores, Pogradeci “kërcënon” hapur Teutën –

15:29 | 14/05/2026
Juristja shqiptare bëhet Zonja e Parë e landit të rëndësishëm gjerman –

Juristja shqiptare bëhet Zonja e Parë e landit të rëndësishëm gjerman –

15:13 | 14/05/2026
Ranë dakord që Ngushtica e Hormuzit duhet të jetë e hapur –

Ranë dakord që Ngushtica e Hormuzit duhet të jetë e hapur –

14:49 | 14/05/2026
Trafikonte fëmijë për lypje në Athinë, ekstradohet shqiptari i dënuar me 18 vite burg –

Trafikonte fëmijë për lypje në Athinë, ekstradohet shqiptari i dënuar me 18 vite burg –

14:21 | 14/05/2026

Më Të Lexuarat

  • PS-PD votojnë rezolutën për integrimin në BE, abstenon vetëm një deputet –
  • Liqenorët s’e ndalin hapin drejt Superiores, Pogradeci “kërcënon” hapur Teutën –
  • Juristja shqiptare bëhet Zonja e Parë e landit të rëndësishëm gjerman –
  • Ranë dakord që Ngushtica e Hormuzit duhet të jetë e hapur –
  • Trafikonte fëmijë për lypje në Athinë, ekstradohet shqiptari i dënuar me 18 vite burg –
  • Sezon pothuajse perfekt, Bayern Munich kërkon të barazojë rekordin evropian që mbahet prej vitit 1948 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • PS-PD votojnë rezolutën për integrimin në BE, abstenon vetëm një deputet –
  • Liqenorët s’e ndalin hapin drejt Superiores, Pogradeci “kërcënon” hapur Teutën –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com