Viti nis me ftohtë dhe acar. Sipas Meteoalb Albania sonte natës priten reshje të dobëta shiu e dëbore, ndërsa që nga dita e nesërme dhe në vijim pritet rënie e temperaturave deri në-13 gradë celius në zonat malore.
Priten reshje dëbore deri në 400m mbi nivelin e detit (në zona shumë të kufizuara mund të zbresin dhe poshtë këtij niveli, përfshirë edhe bregdetin e Jonit, por kryesisht dëborë e përzier me shi).
Nesër, pritet një forcim gradual i erës, që do të jetë më e ndjeshme në bregdet dhe në terrenet e larta malore.