Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Ja si e denonconte Basha mikun e prokurorit Ndoj një vit më parë (Film)

Nga Klodiana 0

Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoj pasditen e djeshme ka sjellë reagime të shumta nga ana e politikës për shkak të shoqërimit të tij me Pëllumb Muharremin i njohur ndryshe edhe si “Rrumi”, një figurë që vjen nga bota e krimit.

Në tetor të vitit 2018, kreu i PD-së Lulzim Basha  e cilësuar si ushtarin e “Xhuxhit”, Basha thoshte atëherë së bashkë me Vangjush Dakon bënte presione për votat e Edi Ramës.

“Sepse vendi nuk qeveriset nga një qeveri e dalë nga vota juaj. Vendi nuk qeveriset nga një qeveri e zgjedhur me votën e popullit. Kur vjen në pushtet me kërcënimet e Rrumit, Rrumi e ka ky që bënte kërdinë për zgjedhje? Ushtari i “Xhuxhit”, është në Sukth? Dakord. Pra, kur vjen në pushtet mbi zullumet e Rrumit e të Gjush Dakos, mendjen e ke të punosh për Rrumin e për Gjush Dakon e për bandat e tjera të Durrësit e të Shijakut. Nuk të shkon mendja për njerëzit e thjeshtë, për hallexhinjtë, për fermerët, për të papunët, për rininë. I vetmi shqetësim i një qeverie të dalë nga vota e krimit dhe jo e qytetarëve është si të vazhdojë të mbrojë krimin e të bëjë biznes me krimin”, thuhet në deklaratën e Bashës të bërë më 28 tetor të vitit të kaluar.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej