Ja përse homoseksualët kërkojnë dënimin e Mesila Dodës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja përse homoseksualët kërkojnë dënimin e Mesila Dodës

08:10 | 13/08/2016
në Shqiperi
0
Deputetja e PD, Mesila Doda, duke hyre gjate seances se fundit parlamentare, pas fundit te bojkotit te opozites./r/n/r/nLawmaker Mesila Doda, during a parliamentary session.

Deputetja e PD, Mesila Doda, duke hyre gjate seances se fundit parlamentare, pas fundit te bojkotit te opozites./r/n/r/nLawmaker Mesila Doda, during a parliamentary session.

Zbardhet kërkesa e plotë e homoseksualëve për dënimin e deputetes Mesila Doda. Vetë Komisionerja për Antidiskriminimin e ka vënë në dijeni ligjvënësen e PDIU-së në lidhje me këtë kërkesë-akuzë, madje kërkon reagimin e saj.

Deputetja e PD, Mesila Doda, duke hyre gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar mes maxhorances dhe opozites ne lidhje me Reformen ne Drejtesi./r/n/r/nLawmaker, Mesila Doda during a parliamentary session.

Ajo që vihet re është se për herë të parë në historinë e pluralizimit shqiptar kërkohet zyrtarisht vendosja e censurës në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.

Read more

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

Pos kësaj, mendimi dhe qëndrimi ndryshe për një çështje të caktuar konsiderohet diskriminim.

Në kërkesë-akuzën e tyre homoseksualët refuzojnë, përjashtojnë, kërkojnë dënim për një zonjë që mendon ndryshe nga ta dhe mbron një qëndrim krejt tjetër me ta. Ata nuk pranojnë asesi që në demokraci bashkëjetohet me diversitetin e mendimit, ashtu si mund të bashkëjetohet me diversitetin e orientimit seksual.

Ankohen për diskriminim, por ndërkohë dëshirojnë të ngrejnë një koloni ndëshkimore.

Më poshtë botohet letra e plotë që Komisionerja për Antidiskriminimin i dërgon deputetes Mesila Doda, ku e vë në dijeni për kërkesë-akuzën e ngritur ndaj saj:

E nderuar zonja Doda,

Mbështetur në ligjin nr. 10221/2010 “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”, pranë Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi është paraqitur ankesa numër 73, datë 22.07.2016, e bërë nga z. Altin Hazizaj, President Bordi i Qendrës, Ambasada Pink-LGBT Pro Shqipëri kundër znj. Mesila Doda, Deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, në të cilën pretendohet për diskriminim për shkak të “identitetit gjinor” dhe “orientimit seksual”.

Sipas shpjegimeve të dhëna, subjekti ankues pretendon se fjala e mbajtur nga deputetja znj.M. Doda në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë të datës 07.07.2016, dhe reflektuar masivisht në median e shkruar dhe vizive, e vendos komunitetin LGBT në kushte jo të favorshme për shkak të orientimit seksual.

Subjekti ankues shpjegon se znj. Doda në fjalën e mbajtur në seancën plenare të datës 07.07.2016 ka pohuar se: “Sot, jam këtu për të folur në lidhje me një çështje thelbësore, me ndryshimet kushtetuese që po bëhen në kuadër të reformës në drejtësi. Brenda kësaj pakete pa kurrfarë diskutimi, ka hyrë edhe shtegu që të çon në martesat homoseksuale. Tani po pyes zotin Fatmir Xhafa, drejtuesin e komisionit të reformës dhe kreun e shumicës në qeveri, Edi Rama: Përse dëshironi që votën time dhe votat e grupit të deputetëve të PDIU-së të jenë kundër? Përse na provokoni dhe përse kaq rëndë?

Nëse nuk e hiqni atë nen që hap udhën e martesës homoseksuale, ne vetë nuk do e votojmë dhe ashtu si ambasadori amerikan i bën thirrje ndërgjegjes së secilit, unë i bëj thirrje ndërgjegjes dhe formimit njerëzor të çdo deputeti që të mos votojë asnjë ndryshimi që çon në ndryshimin e modelit tonë social.

Deputetja e PD, Mesila Doda, duke hyre ne nje seance parlamentare, ku opozita ka bllokuar foltoren duke kerkuar doreheqjen e Kryetarit te Kuvendit, Ilir Meta, pas akuzave te deputetit Tom Doshi. /r/n/r/nLawmaker Mesila Dodd, during a parliamentary session.

Këtu nuk flitet më për ndërhyrje në ligjin themelor të shtetit, por për ndërhyrje në rendin shoqëror. Familja është bërthama e shoqërisë së sotme shqiptare. Nëse keni ndër mend të shpikni një rend të ri shoqëror në këtë vend, ne nuk na keni me vete. Përse more zotërinj duhet të na çoni tek muri për një gjë që shqiptarët në mënyrë dërrmuese e kundërshtojnë?”

Subjekti ankues informon se: “Statusi i deputetit është i tillë që jo vetëm formëson opinionin publik, por ndikon në formimin e praktikave, kritereve, etj, që mund të jenë diskriminuese për shkak të statusit të posaçëm që Kushtetuta dhe ligji i jep. Mbi të gjitha deputeti është ligjvënës, pra ka një ndikim të drejtpërdrejtë mbi të gjitha ligjet dhe politikat e Shtetit Shqiptar. Është kjo pozitë shoqërore që duke qenë e veshur me statusin e deputetit jep ndikime shumë herë më të gjata në kohë dhe hapësirë në drejtim të formësimit të opinionit publik kundër komunitetit LGBT. Në këtë aspekt të gjitha fjalimet, deklaratat dhe thëniet e një deputeti nuk përbëjnë thjesht një plotësim ose ushtrim të drejtës së fjalës dhe lirisë së shprehjes, por ndikimi i tyre e kapërcen kufirin e të drejtave personale ose individuale duke i kthyer ato në atakuese të drejtpërdrejta të të drejtave dhe lirive themelore të tjerë, sidomos atyre me status më të disavantazhuar në shoqëri, siç janë personat LGBT. Duke patur parasysh se në bazë të Kushtetutës së Shqipërisë të gjithë janë të barabartë përpara ligjit, edhe znj.Doda ka të njëjtat përgjegjësi përpara Kushtetutës si çdo individ tjetër në Republikën e Shqipërisë. Në këtë drejtim shtetasi Mesila Doda, deklaratën: “Po ju drejtohem atyre që besojnë pak, ose aspak, që janë jo praktikantë apo laikë. Ky ndryshim kushtetues që po na e imponojnë do snobë që aplikojnë për projekte hedh në erë familjen dhe familjet e tjera që dalin nga kjo familje, hedh në erë shoqërinë e natyrisht atë që ne e konceptojmë Atdhe. Nuk ka kjo lidhje me reformën, aspak, por është një tjetër eksperiment pionier që do të bëhet mbi shqiptarët. Ju kanë zgjedhur si projekt pilot. Familjet tuaja si kavje“, nuk mund ta bëjë në foltoren apo sallën e Kuvendit të Shqipërisë, i cili paguhet nga të gjithë taksapaguesit e vendit.

Subjekti ankues: Ambasada Pink-LGBT Pro Shqipëri, kërkon nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, të dënojë znj. Doda me gjobë, bazuar në nenin 33 të Ligjit “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”.

“Orientimi seksual” dhe “identiteti gjinor”, janë shkaqe, për të cilat ligji nr. 10221, datë 04.02.2010 “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi” ofron mbrojtje nga sjelljet diskriminuese dhe bazuar në nenin 32/c të ligjit, Komisioneri ka kompetencë për të shqyrtuar shkelje që i bëhen zbatimit dhe respektimit të parimit të barazisë, në lidhje me orientimin seksual dhe identitetin gjinor.

Bazuar në ligjin nr. 10221/2010 “Për mbrojtjen nga diskriminimi”, neni 32, pika 2 “Të gjitha institucionet publike dhe subjektet private janë të detyruara të mbështesin komisionerin në përmbushjen e detyrave të tij, veçanërisht duke i dhënë informacionin që i nevojitet atij“, kërkojmë nga ana juaj që të paraqisni parashtrime me shkrim mbi pretendimet e subjektit ankues, brenda afatit ligjor.

Duke besuar në mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.

Etiketa: Altin HazizajAmbasada Pink-LGBT Pro ShqipëricensurëdënimhomoseksualëtLGBTmendimi ndrysheMesila Doda

Të Lidhura

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

nga 27 ok
15:45 | 28/04/2025
0

Në super tenderin e rikonstruksionit të Shtëpisë së të Moshuarve në Poliçan puqen kryebashkiaku i korruptuar Adriatik Zotkaj dhe Eral...

Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

nga 27 ok
15:42 | 28/04/2025
0

Fusha e sportit në Valias është kthyer në shesh korrupsioni, ku kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli ka favorizuar Astrit...

Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

nga 27 ok
18:45 | 18/04/2025
0

Në 24 orët e fundit, Shqipëria u zgjua dhe u errësua me krisma armësh. Një atentat në Lezhë dhe një...

Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

nga 27 ok
16:02 | 06/04/2025
0

Pasi i hëngrën fjalët dhe premtimet për vite me radhë, pushtetarët duket se do të hamë edhe lekët e tenderit...

Para
Bebe Rexha u mëson valle shqiptare ekipit të saj (video)

Bebe Rexha u mëson valle shqiptare ekipit të saj (video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

15:45 | 28/04/2025
Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

15:42 | 28/04/2025
Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

18:45 | 18/04/2025
Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

16:35 | 18/04/2025
Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

16:02 | 06/04/2025

Më Të Lexuarat

  • “Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit
  • Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të
  • Kosovë, na fal për 12 vite!
  • Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com