Krim në familje në mëngjesin e sotëm në lagjen Kombinat të Tiranës. Një burrë ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij, në Rrugën e Qelqit. Viktima dha shpirt e plagosur rëndë në spital.
Autori i krimit është 29-vjeçari Admir Dervishi, punonjës i Gardës së Republikës, i cili është arrestuar nga policia.
Vrasja dyshohet të ketë ndodhur për motive xhelozie.