• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Izraeli vret 5 palestinezë –

14:21 | 06/02/2023
në Uncategorized
0

Lexo edhe

Shqipëria bëhët 3Q, Qeveria, Qepa dhe Qytetari –

Kukësi, Bytyçi e bën fakt të kryer: Fitojmë të shtunën –

Në grusht shteti i kryer nga lart –

Forcat izraelite kanë vrarë pesë sulmues të armatosur palestinezë gjatë një bastisjeje në një kamp refugjatësh në Bregun e pushtuar Perëndimor më 6 shkurt. Bastisja e fundit pritet që edhe më tej të përshkallëzojë tensionet në këtë rajon. Zyra e presidentit të autoritetit palestinez tha se kjo dhunë është krim, duke kërkuar nga Shtetet e Bashkuara që t’i bëjnë presion Izraelit që të mos vazhdojë me inkursione.

Ushtria izraelite

Ushtria izraelite tha se bastisja u krye me qëllim që të arrestohej një celulë militantësh që kishte kryer një sulm në një restorant në vendbanimin hebre në Bregun Perëndimor.

Dhuna e fundit vjen në një prej periudhave më vdekjeprurëse në vitet e fundit në konfliktin izraelito-palestinez dhe në javët e para të Qeverisë së re izraelite, që ka premtuar se do të ketë një qasje më të ashpër ndaj palestinezëve. Ushtria izraelite tha se po operonte në kampin e refugjatëve Akabat Xhabër, për të arrestuar të dyshuarit e sulmit të muajit të kaluar në një restorant në Bregun Perëndimor. Ushtria tha se disa prej sulmuesve që u vranë ishin të përfshirë në ngjarjen e muajit të kaluar.

Qeveria e re izraelite

“Qeveria e re e Izraelit po vazhdon me serinë e krimeve kundër popullit palestinez”, tha Zyra e presidenti i autoritetit palestinez, Mahmoud Abbas.

Ndërkaq, Jihad Abu Al-Assal, guvernator i Jerikos në Luginën e Jordanit, tha se ushtria izraelite po mban trupat e pajetë të viktimave. Pa qasje në trupat e viktimave, Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se nuk mund të konfirmojë numrin e të vrarëve, por shtoi se tre persona janë të plagosur, njëri prej tyre në gjendje kritike.

Sipas burimeve të sigurisë, Associated Press raportoi se dy prej të vrarëve ishin anëtarë të Hamasit, ndërkaq tre të tjerë u vranë gjatë këmbimit të zjarrit me trupat izraelite gjatë bastisjes. Që nga pranvera e kaluar, ushtria izraelite ka shpeshtuar bastisjet në Bregun Perëndimor, pas një serie të sulmeve vdekjeprurëse palestineze brenda Izraelit.

Vitin e kaluar, pothuajse 150 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor, që është numri më i lartë i viktimave në këtë zonë që nga viti 2004, kanë thënë organizatat për të drejtat e njeriut. Ndërkaq, që nga fillimi i këtij viti, 41 palestinezë janë vrarë në këto territore. Rreth 30 persona janë vrarë në Izrael nga palestinezët më 2022.

Ushtria izraelite ka thënë se shumica e palestinezëve të vrarë kanë qenë militantë. Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor, Rripin e Gazës dhe Jerusalemin Lindor gjatë Luftës së Lindjes së Mesme më 1967. Palestinezët thonë se këto territore do të jenë pjesë e një shteti të tyre të pavarur në të ardhmen./REL

Të Lidhura

Nga darka 10 mijë dollarëshe, drejt pilafit të burgut –

Shqipëria bëhët 3Q, Qeveria, Qepa dhe Qytetari –

nga 27
17:19 | 30/03/2023
0

Nga Basir Çollaku – Një kilogramë qepë, këto ditë ka kaluar naftën e benzinën, duke kapur çmimin e rreth 2...

Kukësi, Bytyçi e bën fakt të kryer: Fitojmë të shtunën –

Kukësi, Bytyçi e bën fakt të kryer: Fitojmë të shtunën –

nga 27
17:15 | 30/03/2023
0

Kukësi pret Egnatian të shtunën në orën 15:00, në një ndeshje që do të kërkojë me patjetër ta fitojë kundër...

Në grusht shteti i kryer nga lart –

Në grusht shteti i kryer nga lart –

nga 27
17:09 | 30/03/2023
0

Nga Fatos Lubonja Kam qenë një ish i barazlarguar antisistem që, në vitin 2015, ka votuar për grupimin rreth Gjergj Bojaxhiut...

Njësoj si në kohët e vjetra, dy kryeqytetaset “gërricen” për titullin –

Njësoj si në kohët e vjetra, dy kryeqytetaset “gërricen” për titullin –

nga 27
17:03 | 30/03/2023
0

Hera e fundit kur Partizani dhe Tirana kanë luftuar për titullin kampion të paktën deri në javën e 26- të,...

Para
Mbi 1000 të vdekur në Turqi nga tërmeti, viktimat për çdo zonë –

Mbi 1000 të vdekur në Turqi nga tërmeti, viktimat për çdo zonë -

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nga darka 10 mijë dollarëshe, drejt pilafit të burgut –

Shqipëria bëhët 3Q, Qeveria, Qepa dhe Qytetari –

17:19 | 30/03/2023
Kukësi, Bytyçi e bën fakt të kryer: Fitojmë të shtunën –

Kukësi, Bytyçi e bën fakt të kryer: Fitojmë të shtunën –

17:15 | 30/03/2023
Në grusht shteti i kryer nga lart –

Në grusht shteti i kryer nga lart –

17:09 | 30/03/2023
Njësoj si në kohët e vjetra, dy kryeqytetaset “gërricen” për titullin –

Njësoj si në kohët e vjetra, dy kryeqytetaset “gërricen” për titullin –

17:03 | 30/03/2023
“A do rrish dhe shumë?!” –

“A do rrish dhe shumë?!” –

16:55 | 30/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Shqipëria bëhët 3Q, Qeveria, Qepa dhe Qytetari –
  • Kukësi, Bytyçi e bën fakt të kryer: Fitojmë të shtunën –
  • Në grusht shteti i kryer nga lart –
  • Njësoj si në kohët e vjetra, dy kryeqytetaset “gërricen” për titullin –
  • “A do rrish dhe shumë?!” –
  • Shkelje e Kodit Zgjedhor –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqipëria bëhët 3Q, Qeveria, Qepa dhe Qytetari –
  • Kukësi, Bytyçi e bën fakt të kryer: Fitojmë të shtunën –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com