Tronditi Italinë me shpërthime bombash! Kush është ‘Antonio shqiptari’ i arrestuar në Foggia, i akuzuar edhe për atentate mafioze – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tronditi Italinë me shpërthime bombash! Kush është ‘Antonio shqiptari’ i arrestuar në Foggia, i akuzuar edhe për atentate mafioze –

12:11 | 19/05/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Kushtet cenojnë dinjitetin njerëzor, Avokati i Popullit kërkon mbylljen e 5 burgjeve –

Agron Tare paraqitet në SPAK, vëllai i Igli Tares pyetet nga prokurorët për dosjen “Balluku” –

Aksident i rëndë në Tiranë, shoferi 26-vjeçar përplas për vdekje këmbësorin –

I vetmi burim për të mbajtur familjet, të dëmshpërblehen… –

Policia italiane po thellon hetimet për atentatin me armë të ndodhur disa ditë më parë në parkingun pranë parkut “Via Ugo Iarussi” në qytetin e Foggias, ku mbetën të plagosur dy kalimtarë. Në qendër të ngjarjes ndodhet një shqiptar dhe një italian, të dy të arrestuar nga autoritetet dhe me precedentë të rëndë penalë.

Sipas mediave italiane, shqiptari i përfshirë është 37-vjeçari Erjon Rameta, i njohur ndryshe edhe me nofkën “Antonio shqiptari”, emër i njohur për hetuesit italianë për shkak të historikut të tij kriminal.

Rameta, së bashku me një bashkëmoshatar nga Foggia me mbiemrin Basto, u arrestua nën akuzën e tentativës së vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje, pas shkëmbimit të zjarrit që shkaktoi panik në zonën e frekuentuar nga familje dhe fëmijë.

Sipas rindërtimit të karabinierëve, ngjarja ndodhi mbrëmjen e 10 majit, kur një konflikt mes disa personave degradoi në përdorimin e armëve të zjarrit brenda parkut në Via Iarussi. Nga të shtënat mbetën të plagosur në këmbë dy kalimtarë, një çift që ndodhej rastësisht në zonë.

Autoritetet italiane bëjnë me dije se fillimisht policia ishte njoftuar për një person të huaj që pretendonte se ishte kërcënuar me vdekje nga një i njohur në parkingun e “Penny Market” në Via San Severo. Por sapo patrullat mbërritën në vendngjarje, efektivët dëgjuan të shtëna armësh që vinin nga parku publik aty pranë.

Erjon Rameta u ndalua rreth 40 metra larg vendit ku ndodhi përplasja, ndërsa i dyshuari tjetër u arrestua pak më vonë, edhe falë informacioneve të dhëna nga disa kalimtarë. Gjatë kontrolleve, policia sekuestroi dy pistoleta me numra serialë të fshirë, të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Më pas, gjykatësi hetues konfirmoi arrestimet dhe urdhëroi mbajtjen në burg të të dyshuarve.

Emri i Rametës është shfaqur disa herë në dosjet hetimore dhe gjyqësore në Itali gjatë viteve të fundit. Në korrik të vitit 2025, ai u arrestua së bashku me 20-vjeçarin Leonardo Russo pas një ndjekjeje nëpër rrugët e Foggias, e cila përfundoi me sekuestrimin e një pistolete “Beretta” 9 mm të fshehur në një ndërtesë në qendër të qytetit.

Sipas raportimeve, të dy u ndaluan rreth orës 07:00 të mëngjesit, teksa lëviznin me një skuter “T-Max” në rrugën “Guido D’Orso”. Pasi parkonin mjetin në rrugën “La Piccirella”, ata tentuan të largoheshin me vrap drejt një pallati. Gjatë ndjekjes, njëri prej tyre hodhi armën, e cila më vonë u gjet nga policia.

Për atë episod, Rameta u dënua me 3 vite e 4 muaj burg pas një procedure gjyqësore të shkurtuar. Hetuesit ngritën pikëpyetje mbi faktin se përse dy persona me precedentë të rëndë penalë lëviznin të armatosur në qytet në orët e para të mëngjesit.

Megjithatë, dosja më e rëndë kriminale që lidhet me 37-vjeçarin shqiptar mbetet ajo e shpërthimeve me eksploziv që tronditën Foggian gjatë viteve 2019-2020. Rameta u arrestua në prill të vitit 2020 dhe më pas u dënua me 6 vite burg për dy sulme të kryera me metoda mafioze.

Mes episodeve më të rënda përmenden shpërthimi me bombë pranë pub-it “Poseidon” në nëntor 2019 dhe atentati i janarit 2020 ndaj qendrës ditore për të moshuarit “Il sorriso di Stefano”, që i përkiste grupit “Telesforo-Vigilante”.

Hetuesit italianë e kanë konsideruar vazhdimisht Rametën si person të afërt me qarqet e “Società Foggiana”, organizata kriminale që vepron në zonën e Foggias. Megjithatë, deri tani nuk ka elementë që lidhin drejtpërdrejt ngjarjen e fundit me krimin e organizuar.

Ndërkohë, hetimet për atentatin vijojnë dhe autoritetet po përpiqen të zbardhin motivet e konfliktit që çoi në shkëmbimin e zjarrit, si dhe marrëdhëniet mes personave të përfshirë.

Ngjarja ka rikthyer sërish shqetësimin për sigurinë në qytetin e Foggias, pasi të shtënat ndodhën në një zonë të mbushur me familje, gra dhe fëmijë, duke shkaktuar panik te qytetarët.

Të Lidhura

Kushtet cenojnë dinjitetin njerëzor, Avokati i Popullit kërkon mbylljen e 5 burgjeve –

Kushtet cenojnë dinjitetin njerëzor, Avokati i Popullit kërkon mbylljen e 5 burgjeve –

nga 27
12:33 | 19/05/2026
0

Avokati i Popullit ka kërkuar mbylljen e menjëhershme të pesë institucioneve penitenciare në vend, duke argumentuar se kushtet në to...

Agron Tare paraqitet në SPAK, vëllai i Igli Tares pyetet nga prokurorët për dosjen “Balluku” –

Agron Tare paraqitet në SPAK, vëllai i Igli Tares pyetet nga prokurorët për dosjen “Balluku” –

nga 27
12:27 | 19/05/2026
0

Agron Tare, vëllai i Igli Tare, është paraqitur sot në SPAK në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj ish-zv.kryeministres...

Aksident i rëndë në Tiranë, shoferi 26-vjeçar përplas për vdekje këmbësorin –

Aksident i rëndë në Tiranë, shoferi 26-vjeçar përplas për vdekje këmbësorin –

nga 27
11:53 | 19/05/2026
0

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në zonën e Vaqarrit në Tiranë. Sipas informacioneve të policisë, ngjarja ka ndodhur...

I vetmi burim për të mbajtur familjet, të dëmshpërblehen… –

I vetmi burim për të mbajtur familjet, të dëmshpërblehen… –

nga 27
11:37 | 19/05/2026
0

Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka reaguar pas zjarrit që përfshiu tregun e fruta-perimeve në Lushnje, duke kërkuar zbardhjen e...

Para
Agron Tare paraqitet në SPAK, vëllai i Igli Tares pyetet nga prokurorët për dosjen “Balluku” –

Agron Tare paraqitet në SPAK, vëllai i Igli Tares pyetet nga prokurorët për dosjen “Balluku” -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kushtet cenojnë dinjitetin njerëzor, Avokati i Popullit kërkon mbylljen e 5 burgjeve –

Kushtet cenojnë dinjitetin njerëzor, Avokati i Popullit kërkon mbylljen e 5 burgjeve –

12:33 | 19/05/2026
Agron Tare paraqitet në SPAK, vëllai i Igli Tares pyetet nga prokurorët për dosjen “Balluku” –

Agron Tare paraqitet në SPAK, vëllai i Igli Tares pyetet nga prokurorët për dosjen “Balluku” –

12:27 | 19/05/2026
Tronditi Italinë me shpërthime bombash! Kush është ‘Antonio shqiptari’ i arrestuar në Foggia, i akuzuar edhe për atentate mafioze –

Tronditi Italinë me shpërthime bombash! Kush është ‘Antonio shqiptari’ i arrestuar në Foggia, i akuzuar edhe për atentate mafioze –

12:11 | 19/05/2026
Aksident i rëndë në Tiranë, shoferi 26-vjeçar përplas për vdekje këmbësorin –

Aksident i rëndë në Tiranë, shoferi 26-vjeçar përplas për vdekje këmbësorin –

11:53 | 19/05/2026
I vetmi burim për të mbajtur familjet, të dëmshpërblehen… –

I vetmi burim për të mbajtur familjet, të dëmshpërblehen… –

11:37 | 19/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Kushtet cenojnë dinjitetin njerëzor, Avokati i Popullit kërkon mbylljen e 5 burgjeve –
  • Agron Tare paraqitet në SPAK, vëllai i Igli Tares pyetet nga prokurorët për dosjen “Balluku” –
  • Tronditi Italinë me shpërthime bombash! Kush është ‘Antonio shqiptari’ i arrestuar në Foggia, i akuzuar edhe për atentate mafioze –
  • Aksident i rëndë në Tiranë, shoferi 26-vjeçar përplas për vdekje këmbësorin –
  • I vetmi burim për të mbajtur familjet, të dëmshpërblehen… –
  • Do flasë kur të dojë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kushtet cenojnë dinjitetin njerëzor, Avokati i Popullit kërkon mbylljen e 5 burgjeve –
  • Agron Tare paraqitet në SPAK, vëllai i Igli Tares pyetet nga prokurorët për dosjen “Balluku” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com