Kur kanë mbetur vetëm pak ditë që të jemi zyrtarisht në pranverë, reshje intensive dëbore kanë rënë në zonat malore të vendot.
Situata paraqitet alarmante në Dibër ku trashësia e dëborës sot ka arritur në 65-70 cm, duke bllokuar totalisht disa zona.
Janë izoluar zonat si Trebisht, Lurë, Kala e Dodës, Ostren, Selishtë ndërsa probleme ka pasur edhe në Kukës të cilat shoqërohen edhe me mungesë të energjisë elektrike.